Qeveria shqiptare jep një kontribut prej 100 mijë dollarësh për Japoninë

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qeveria shqiptare do të japë një kontribut modest prej 100 mijë dollarësh amerikanë, për Japoninë, e cila pësoi një nga katastrofat më të mëdha natyrore të historisë së saj.
“Qeveria vendos sot, për të bërë një kontribut modest për Japoninë, vend ky që ka pësuar një nga katastrofat më të mëdha natyrore të historisë së saj. Ky kontribut do të jetë prej 100 mijë dollarë amerikanë. Ne e ndjekim me shumë shqetësim por edhe me shumë admirim potencialin e jashtëzakonshëm, me të cilin ky vend po e përballon këtë katastrofë, përmasat e së cilës do të ishin shumë më të mëdha, në vendet e tjera se sa aty. Për shkak të mobilizimit të madh, infrastrukturës solide, etj, sado që dëmet janë shumë të mëdha do të kishin qenë shumë më të mëdha.
16/03/2011