E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave të tragjedisë e Gërdecit

Sot, Kryeministri Sali Berisha i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit. Kryeministri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie. 

Kryeministri përshëndet aktin dinjitoz të banoreve të Gërdecit, distancimin e tyre nga loja makabre që po vazhdon të luajë Partia Socialiste dhe kryetari saj Edi Rama me dhimbjen e të afërmeve  për jetët e të humburve  të 15 marsit sa herë afrojnë  fushatat elektorale.

Kujtojmë se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat pasi nuk ishte vit elektoral. Qeveria garanton banoret e kësaj zone se do të angazhoje të gjitha mundësitë e saj për të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre.


15/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›