Qeveria, shtesë fondi për bustin e Skënderbeut në bronx
TIRANE - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi që Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 1 652 000 (një milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve për realizimin në bronx të bustit kushtuar figurës së Skënderbeut, sipas preventivit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave.
(d.b/BalkanWeb)
Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave.
(d.b/BalkanWeb)