E Shtunë, 31 Tetor 2026

E premtja e zemerimit serish plumba mbi protestuesit ne Siri

Protestat e së premtes së lutjeve në Siri kanë rënë serish nën breshërinë e plumbave të Qeverisë, ndërsa mijëra njerëz kanë sfiduar regjimin dhe kërcënimet e tij për shtypjen me dhunë të marshimit. Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 11 persona janë qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në qendrën e protestave në Deraa, por burime mjekësore raportojnë për rritjen e bilancit. 

Edhe burime ushtarake konfirmojnë viktimat, pasi mes tyre janë edhe katër ushtarë. Por, ushtarakët flasin për sulm sipsa tyre, nga ana e një grupi të armatosur terrorist. Një aktivist sirian thotë se ushtarët e vrarë kundërshtuan të qëllojnë mbi turmën e njerëzve dhe u vranë ndërsa përpiqeshin të mbronin civilët.

Në Damask dita e zemërimit ka mbushur rrugët e kryeqytetit, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave njoftohet të ketë arritur në 500. Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar dhunën e forcave siriane të sigurisë kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Kombet e Bashkuara kanë denoncuar ashpër vrasjet dhe arrestimet masive të protestuesve nga qeveria e Damaskut, duke mbështetur një iniciativë amerikane që synon ti dërgojë një sinjal të fortë presidentit Al Asad. Këshilli për të drejtat e njeriut do të nisë një mission faktmbledhës për dhunimin e ketyre të drejtave nga forcat siriane, si përdorimi i tankeve dhe snajperave.

Në diskutim janë kufizimi i udhëtimve të anëtarëve të udhëheqjes në Damask si dhe bllokimi i xhirollogarive. Edhe një ndalim i ndihmave financiare nga shtetet e BE-së që arrijnë në më shumë se 200 milionë euro në vit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›