Maqedoni, arrestohen dy policë të përfshirë në trafik droge

Dy policë maqedonas janë arrestuar të shtunën me dyshimin për përfshirjen e tyre ne rrjetin e trafikut të drogës. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur identitetin e policëve të cilët janë Nusret Dervishi dhe Fatmir Hajdari, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit 11 anëtarësh, që dy ditë më parë u kapën në kuadër të operacionit policor "Besa", për organizim të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në këtë operacion u kapën 10 kilogramë heroinë në një makinë me targa bullgare që kishte si destinacion Greqinë dhe më pas tregun evropian.