E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infiermieret nen vezhgim nga nje task force e posacme

Për të verifikuar denoncimet e qytetarëve një task-forcë e posaçme me specialistë nga Autoriteti Rajonal Shëndetësor dhe Urdhri i Infermierit po inspekton punën e infermierëve në të gjitha qendrat shëndetësore. Pas konstatimit se shumë ankesa kanë qenë të drejta janë marrë masa administrative.

Pas ankesave të qytetarëve se shumë infermierë nuk i gjennë vendin e punës personeli i mesëm shëndetësor është nën survejimin e Urdhrit të Infermierit dhe Autoritetit Rajonal Shëndetësor që kanë filluar kontrollet pas të cilave kanë marrë masa për një sërë shkeljesh të verifikuara.

Përgjegjësia për çdo parregullsi tashmë do të bjerë edhe mbi kryeinfermierin, i cili duhet të mbikqyrë situatën dhe shkeljet t’i raportojë në drejtori.
Sipas drejtoreshës së Autoritetit Rajonal Shëndetësor Liljana Ramasaco nëse infermieri i paralajmëruar kryen një shkelje të dytë atij i ndërpritet kontrata me qendrën shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›