Qeveria te mos nxitoje per aplikimin
Pozita dhe opozita behen bashke, duke i kerkuar qeverise te mos nxitohet me aplikimin per statusin e kandidatit ne BE. Nje dite pas apelit, qe Brukseli i beri Shqiperise per te mos aplikuar per statusin e kandidatit per ne Bashkimin Evropian, pozita dhe opozita bashkohen me te njejtin qendrim. Kryetari i Komisionit te Jashtem Prec Zogaj dhe njekohesisht deputet i PD, thote se nje hap i tille duhet te merret pa dyshim, duke qene ne kontakt me autoritet nderkombetare. "Nje kerkese per ta futur ne sirtare, nje aplikim per ta futur ne frigorifer dhe aq me keq nje kerkese prej se ciles mund te mbahet nje qendrim tjeter, neve nuk na intereson", ka qene deklarata e Zogajt. Ne kete kuptim, sipas tij, ceshtja e dates nuk duhet te shnderrohet ne nje obsesion politik, "o tani, o me vone, para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve, kjo eshte nje gje qe ne jemi gati ta bejme, kemi vetedijen se ka ardhur momenti per ta bere, nderkohe qe data do te vendoset ne konsultim me partneret". Numri dy i Komisionit te Jashtem Arta Dade, thote se para se te beje deklarata te nxituara dhe kokeforte, kreu i qeverise duhet te angazhohet seriozisht per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, duke nisur me procesin e pajisjes se votuesve me karta identiteti. "Kjo mazhorance eshte thelluar ne gabimet qe ka bere, sikurse eshte rasti i sulmeve ndaj institucioneve te pavarura, apo ligji i lustracionit dhe nje sere ecurish te tjera, per te cilat kritikat nga BE nuk kane munguar. Per kete arsye une do ta quaja mencuri nga ana e mazhorances qe qeveris vendin tashme, qe te konsultohet me autoritet e KE, sikurse shprehet edhe rezoluta qe ne kemi kaluar ne Parlament", tha Dade. Ajo shtoi se "ajo c'ka i ka mbetur kesaj mazhorance eshte vetem pergatitja per zgjedhje te lira, demokratike dhe te ndershme. Nuk kemi pse te behemi kembengules apo kapricoz", perfundoi Dade.
Oli Rehn
Nje dite me pare Brukseli nepermjet komisionerit per zgjerimin Olli Rehn, paralajmeroi Shqiperine, ne lidhje me ceshtjen e kandidimit. Duke folur per rastin e Shqiperise dhe Serbise, Rehn, tha se keto dy vende duhet te plotesojne kushtet perpara se te aplikojne, ne te kundert sipas tij, refuzimi do te shoqerohet me pasoja te renda.
Oli Rehn
Nje dite me pare Brukseli nepermjet komisionerit per zgjerimin Olli Rehn, paralajmeroi Shqiperine, ne lidhje me ceshtjen e kandidimit. Duke folur per rastin e Shqiperise dhe Serbise, Rehn, tha se keto dy vende duhet te plotesojne kushtet perpara se te aplikojne, ne te kundert sipas tij, refuzimi do te shoqerohet me pasoja te renda.