“Qeveria të nisë një hetim serioz mbi manipulimet e zgjedhjeve”
17/03/2010 Liberal-demokratët në PE shprehen për transparencën e 28 qershorit
Schaake: Inkurajoj partitë të veprojnë sipas standardeve evropiane
Grupi Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në Parlamentin Evropian reagon mbi situatën politike në vend. Në një deklaratë për shtyp të zëdhënëses së këtij grupi parlamentar, Marietje Schaake, shprehet pozicioni i PE dhe i ALDE lidhur me stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin e Ballkanit perëndimor. “Qeverisja e mirë dhe demokracia e qëndrueshme janë të domosdoshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pluralizmi politik është çelësi për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse. Unë inkurajoj të gjitha partitë politike në Shqipëri të veprojnë në mbështetje të standardeve evropiane. Transparenca është veçanërisht e rëndësishme për të ndërtuar besim në institucionet shqiptare, ndërkohë që institucionet dhe stabiliteti janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik”, vlerësoi Schaake. Ndërkohë, në këtë deklaratë për shtyp, Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën në PE i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dhe krizës politike në të cilën është përfshirë vendi. “Unë pres që Qeveria shqiptare të nisë menjëherë një hetim serioz mbi manipulimet e zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të mund të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare demokratike”, u shpreh Schaake, e cila bëri të ditur se do të krijohet dhe një delegacion ad hoc në emër të grupit parlamentar liberal, që pritet të kërkojë të vizitojë Shqipërinë përpara përfundimit të sesionit të verës. Çështja e zgjedhjeve në Shqipëri duket se ka ndarë në dy kampe dhe parlamentarët evropianë. Në shumicë ata i kanë kërkuar opozitës që aksionin e saj politik ta bëjë në Kuvend, ndërsa për sa i përket çështjes së hapjes së kutive duket se europarlamentarët janë ndarë në dy kampe. Anëtarët e PPE-së, krahu i djathtë politik në Parlamentin Evropian, e kanë parë kërkesën e hapjes së kutive nga ana e opozitës si një kërkesë absurde, e cila s’mund të ndodhë në një demokraci, ndërsa të majtët i kanë kërkuar Qeverisë shqiptare që të marrë në konsideratë kërkesën e opozitës, e cila do t’i jepte fund ngërçit politik në Shqipëri. Gjithsesi, politika shqiptare është vënë në vëmendje të ndërkombëtarëve si një vend që prodhon kriza në një moment aspak të favorshëm. Në muajin prill, Parlamenti Evropian pritet të marrë një vendim për sa i përket liberalizimit të vizave, ndërkohë që një tjetër vendim i rëndësishëm është dhe marrja e statusit të vendit kandidat, aplikim që Shqipëria e ka bërë në prillin e vitit të kaluar.
Pjer Mirel
Pjer Mirel drejtor për zgjerimin në BE, është shprehur se kthimi i opozitës në Parlament të jetë i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, pasi sipas tij, debati politik bëhet në Parlament dhe jo në rrugë. Ai hodhi poshtë pretendimin e opozitës për kthimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it në amendamente, duke sqaruar se kjo nuk mund të ndodhë, pasi nuk mund të pritet 24 muaj për t’u bërë një gjë e tillë. “Rekomandimet e OSBE-së duhet të zbatohen menjëherë, pa humbur asnjë minutë kohë”, tha Mirel.
Giovani Pittella
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Giovani Pitella, është shprehur: “Unë lexova dokumentacionin dhe është me tërë mend e frikshme. Aty përshkruhen rastet, jo një e dy raste, por dhjetëra e dhjetëra situata në të cilat ka persona që rezultojnë të kenë votuar, por që nuk ishin të pranishëm në atë moment dhe në atë vend. Ka pasaporta që rezultojnë të jenë kontrolluar me numrin në procesverbalin e zgjedhjeve, por në fakt personat që kishin ato pasaporta deklarojnë se nuk kanë votuar. Pra, me një fjalë, ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se ka pasur mashtrim”.