Legalizimet, shtohen qytetarët që paguajnë
17/03/2010 Futja e letrave me vlerë rrit fluksin
FIER- Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t Fier, si dhe sportelet e pagesës së faturave të vlerës së parcelës ndërtimore, janë shndërruar në stacione të zhurmshme dhe me radhë të gjata. Vendimi i qeverisë për futjen në treg të letrave me vlerë, në procesin e legalizimit është pritur me mjaft interes nga qytetarët, të cilët prej kohësh ishin në pritje të aplikimit të këtij favorizimi financiar, që i bëhej ekonomisë së tyre. “Është një favor që qeveria u bën familjeve shqiptare. Gjithashtu është dhe mënyra më e mirë për të futur në qarkullim letrat me vlerë, të cilat prej vitesh kishin ngelur të pluhurosura pa asnjë vlerë, dhe as një ndikim, në ekonominë e vendit. Kjo politikë financiare do të japë ritmet e duhura procesit të legalizimit, pasi informaliteti në një farë mënyre ka stepur dhe frenuar ekonominë e lirë. Pra, procesi i certifikimit të ekonomisë informale, tashmë do të njohë frymëmarrjen më të plotë”,- u shpreh qytetari Koci Rama, drejtori i ALUIZNI-t, Edmond Numani, prezanton volumin e punës si dhe pranon frenimin e përkohshëm të procesit për shkak të mospagesës së parcelës ndërtimore. “Rreth 70% e objekteve në qendrat urbane kanë përfunduar fazën e përpunimit, ndërkohë që 1500 dosje kanë përfunduar dhe pritet pagesa e pronësisë nga qytetarët. Me futjen e letrave me vlerë në funksionim fluksi dhe pagesa e qytetarëve do të jetë shumë më e madhe. Shumica e dosjeve janë të gatshme dhe me pagesën e faturës që do të bëjnë qytetarët do të pajisen automatikisht me lejen e ndërtimit”,-ka pohuar Numani .