E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria të stimulojë me subvencione ardhjen e emigrantëve

Çfarë më shqetëson dhe mendoj se nuk ka filluar të diskutohet akoma sa duhet, janë efektet e krizës në kontekstin e strukturës së ekonomisë sonë. Dollari u rrit menjëherë. Kjo automatikisht ndikon edhe eksportet. Nuk e di se edhe sa kohë do të vazhdojnë të ardhurat e emigrantëve në nivelin 14% të GDP-së, por mendoj se jo shumë gjatë. Guvernatori ka dhënë në TV një mendim për ta ndihmuar këtë diferencë: Qartësimin e pronësisë së tokës. Sigurisht që duhet të ketë dhe mënyra të tjera.

Megjithatë, mbetet emergjente që të kalojë kriza sa më lehtë. Ardhja e emigrantëve, tani për festa, do të rrisë kërkesën për lekun dhe duhet ta zhvlerësojë pak dollarin. Këtë javë po më thoshte një kolege ukrainase, që kishte marrë biletë avioni për në Ukrainë për 750$. Unë vjet në këtë kohë kam paguar më shumë se 1000 për në Shqipëri.

Ulja e çmimeve të naftës (dhe rënia e kërkesës për fluturime), kombinuar me rritjen e dollarit, mund ta bëjë më të lehtë ardhjen e më shumë emigrantëve këtë vit. (nuk e di si ka ecur euroja me lekun). Kjo mund të ndihmohet edhe nga qeveria, duke u dhënë ndonjë lehtësi fiskale disa linjave, në mënyrë që të ulin akoma më shumë çmimet. Këto mund ta rrisin akoma më shumë lekun, në lidhje me dollarin dhe të zbusin sadopak humbjet e atyre që kanë borxhe në dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›