E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbrazja e fshatrave dobëson integritetin territorial të Kosovës

Ka dyndje të popullatës në Prishtinë dhe rreth Prishtinës. Mendoj se është në kundërshtim me interesin e Kosovës për integritet territorial dhe kufij të mbrojtur. Plani urbanistik i Prishtinës, duhet t'i subordinohet interesit për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.

Është e pafavorshme edhe sa i përket zhvillimit ekonomik e ruajtjes së ambientit, mirëpo këtu po theksoj vetëm aspektin e sigurisë. Unaza e re rreth qytetit, lagjet e reja të banimit, nuk do të na e bëjnë më të lehtë jetën e më të ndritshme perspektivën. Përkundrazi. Prandaj, kreu i bashkisë nuk duhet të lejojë që Prishtina të na bëhet me 1 milion banorë, e Kosova të zbrazet. Ose, së paku, ai nuk duhet të lejohet që ta lejojë këtë gjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›