Qeveria thellon edhe më shumë borxhin, autorizon kredi 4.5 miliardë lekë për KESH
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha ka autorizuar KESH-in që të marrë një kredi prej 4.5 miliardë lekë, duke parë situatën e vështirë energjetike që ndodhet vendi.
Këshilli i Ministrave miratoi sot aktin normativ që autorizon Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të marrë një kredi në shumën 4.5 miliardë lekë, për të përballuar situatën energjetike në vend për shkak të mungesës së reshjeve.
Ky vendim merret pas një situate jo të favorshme hidrike të shkaktuar nga mungesa e nivelit të domosdoshëm të reshjeve dhe në përputhje të plotë me qëndrimin e qeverisë, e cila e ka prioritet absolut të saj sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji,’ thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Kryeministrisë.
Kjo e thellon edhe më shumë borxhin e qeverisë, që mendohet se tashmë ka shkuar sa 60% e buxhetit të shtetit, çka e rrezikon seriozisht ekonominë shqiptare.