FULE-META “Progres për vizat, por zgjidhni krizën”
Autori i Lajmit: Redaksia
BRUKSEL – Komisioneri europian për Zgjerimin Stefan Fule ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ilir Meta i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Gjatë diskutimit, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, sipas Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ka bërë thirrje që politika shqiptare ta zgjidhë krizën që po kalon vendi aktualisht duke kërkuar që ajo të mos interferojë në procesin e përafrimit të vendit me BE-në.
Komisioneri Stefan Fule është shprehur më pas se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në drejtim të plotësimit të kushteve për liberalizimin e vizave.
Fule ka shprehur vlerësim edhe për “punën e madhe të bërë nga Shqipëria në hartimin e përgjigjeve të pyetësorit” të Bashkimit Europian i cili u dorëzua pak kohë më parë nga Kryeministri Berisha në Bruksel.
Fule për krizën
Bisedimet janë përqendruar te stabiliteti politik dhe liberalizimi i vizave. Komisioneri Fule ka dhënë një vlerësim shumë pozitiv për procesin e vizave. “Ishte një përshkrim shumë i mirë që bëri ministri dhe një takim shumë i mirë që patëm. Unë e vlerësoj shumë progresin e madh që Shqipëria ka bërë drejt rrugës për tu bërë anëtare e BE-së. Përgjigjja e mijëra faqeve të pyetësorit është një provë e mrekullueshme. Ne folëm edhe për situatën politike dhe marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës. Unë theksova se zgjidhja për kapërcimin e ngërçit politik duhet të bëhet në bazë të transparencës dhe kornizës kushtetuese dhe përsërita që përgjegjësia është në të gjitha partitë politike.
Patëm një diskutim shumë të mirë për vizat. Kemi raportin e vlerësimit të Komisionit Europian që i është prezantuar shteteve anëtare dhe Parlamentit Europian. Më duhet të them, se është një vlerësim pozitiv, progres i shkëlqyer që Shqipëria ka bërë për të përmbushur udhërrëfyesin. Mbeten 2-3 çështje për tu plotësuar, por duke konsideruar rekomandimin e mirë të Komisionit Europian, parakushtet ekzistojnë për një proces pozitiv për Këshillin e Ministrave dhe Parlamentin”-deklaroi pas takimit Komisioneri Fule.
Kritika bojkotit
Gjatë shkëmbimit të ideve që ministri Meta ka pasur me eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtëme të Parlamentit Europian, ku të gjitha grupet politike kanë dënuar bojkotin. Për eurodeputët është normale që opozita të ketë ankesa, por ajo që sështë normale është që ajo nuk shfrytëzon rrugën parlamentare dhe kuadrin ligjor për ti zgjidhur këto ankesa:
Libor Roucek, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, (ESP) tha se "në një demokraci parlamentare, parlamenti është në zemër të një demokracie. Kur zhvillohen zgjedhje, ndonëse ndonjëherë ato lenë shije të hidhur, pak rëndësi ka kush fiton dhe kush humb, parlamentarët fillojnë punën në parlament. Sigurisht, kur ka probleme, kur ka kontestime apo kritika, atëherë le të përmirësojmë sistemin.
Ndërkaq, Eduard Kukan, eurodeputet, (ESP) është shprehur se: "asnjë nuk e mohon, që Shqipëria ka bërë progrese në shumë drejtime, por situata politike në të cilën, opozita po bojkoton armiqësisht parlamentin mund të ndalojë procesin europian të Shqipërisë".
Kurse Elmar Brok, eurodeputet, (EPP) ka thënëse opozita duhet të kthehet në parlament.
"Ky bojkot nuk është i pranueshëm për mua. Kur humb zgjedhjet dhe ia hedh fajin të tjerëve për këtë humbje dhe kur nuk ke prova që të tregosh se ka parregullsi, atëherë nuk ka se si të fillosh procesin e rinumërimit të votave. Kështu që i takon opozitës të kthehet në parlament dhe ti japë vendit kredibilitet për rrugën drejt Europës”-tha Brok.
Berisha
“100-vjetori i Pavarësisë,
pa viza dhe në NATO”
Shqipëria anëtare e NATO-s, kandidate e Bashkimit Evropian, e lirë pa viza dhe me arritje të mëdha. Kjo është panorama që kryeministri Berisha dha për vendin tonë në prag të përvjetorit të madh të 100-vjetorit të pavarësisë, për të cilin tha se është një moment unik për historinë e vendit tonë, i cili përkon edhe me zhvillimet e mëdha që ai ka arritur të ketë në këto dekada. “Me këtë rast, dua të krijoj një komision shumëpërfshirës të faktorëve më të rëndësishëm të kombit, në Shqipëri dhe jashtë saj, i cili duhet të fillojë nga puna sa më shpejt për pritjen si duhet të festës së madhe”, tha Berisha lidhur me një fakt të tillë gjatë mbledhjes së qeverisë.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010