E Diel, 1 Nëntor 2026

Nora Istrefi paraqitet nudo në klipin e saj të ri



blerand rexhepi

Këngëtarja Nora Istrefi këto ditë ka hedhur në treg klipin më të ri të titulluar “Dy shokë”. Kënga është punuar në studion e Flori Mumajesit, ndërsa videoklipi vjen i realizuar nga produksioni kosovar “Entermedia”. Karakteristikë e veçantë në klip është zhveshja e këngëtares për herë të parë. Nora si duket po ndjek hapat e yjeve botërore, duke ditur që suksesi në karrierë është edhe pamja fizike, prandaj ekstravaganca në klipet e saj po rritet. Edhe pse videot e realizuara më herët kanë pasur një dozë të vogël ekstravagance, përsa i përket paraqitjes së këngëtares, klipi më i fundit i saj ka disa skena ku Nora paraqitet “nudo”, duke mbuluar me duar gjoksin e saj.

KëNGA I KUSHTOHET ROBERTIT, Të FEJUARIT?
Ende pa u publikuar videoklipi, në media kishin filluar të dilnin fjalë se Nora në projektin e fundit do të jetë më e zhveshur se zakonisht. Në anën tjetër, këngëtarja e mohoi këtë duke thënë se asgjë nuk është jashtë normales. “Do të kenë rastin edhe shikuesit të shohin videoklipin, dhe do të vërejnë se asgjë nuk është vulgare. është një videoklip i thjeshtë, por që ka disa detaje interesante kompjuterike”, ka sqaruar Nora. Këto ditë, kur edhe klipi ka filluar të qarkullojë nëpër televizionet muzikore, shumë bukur mund të shihen sekuencat, edhe atë në minutën e 0:18-0:19, pastaj diku edhe nga fundi i klipit, 3:10-13 dhe 3:27-29 minuta, ku këngëtarja paraqitet totalisht e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, duke mbuluar gjoksin e saj vetëm më duar. Fjalët në estradën kosovare nuk kanë të ndalur, pasi thuhet që kënga i është kushtuar pikërisht të fejuarit.

GëNJEU Që NUK FUTET TE “VIP SHTëPIA”
“Unë kam marrë ftesë, por e kam refuzuar nga obligimet që kam, sepse nuk jam e gatshme t’i anulloj koncertet që i kam planifikuar që një kohë të gjatë. Gjithashtu nuk e konsideroj veten të gatshme për një”reality show”, ka qenë refreni i përsëritur nga këngëtarja në gjithë intervistat e dhëna, por më në fund edhe ajo u bë pjesë e lojës, qoftë edhe për një natë. Javën që kaloi, këngëtarja ishte pjesë e lojës, ku për një natë qëndroi brenda në shtëpi e mbyllur me banorët e tjerë VIP, duke bërë spektakël për shikuesit deri në orët e hershme të mëngjesit. Nora në këtë show performoi disa hite të njohura botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›