E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Kurban Bajram sakrifica e njeriut ne emer te besimit

TIRANE- Mijera besimtare myslimane kremtojne sot diten e sakrifikimit Eid al-Adha ose festen e Kurban Bajrami. Festimet qe i takojne kesaj dite shenojne flijimin dhe sakrificen e njeriut ne emer te besimit te zotit dhe ne emer te dashurise per njeriun. Ajo perben festen e madhe te meshires te faljes mirekuptimit miresise vellazerimit dhe paqes. Kremtimi i kesaj dite sic eshte bere tradite filloi ne oret e para te mengjesit kur mijera besimtare myslimane falen namazin.

Sipas fese myslimane riti i faljes se Bajramit te madh konsiston ne dy momente e para eshte lutja nepermjet te ciles shprehet adhurimi per Zotin dhe me pas vjen predikimi. Per kete dite te shenuar theret nje dash apo nje dele e rritur e cila i dedikohet Zotit. Familja qe e ther mund te mbaje aq mish sa i duhet dhe pjesen tjeter duhet ta ndaje me familjet e varfra.
Karakteristike e kesaj dite jane dhe embelsirat dhe zbukurimet. Ne cdo familje myslimane gatuhen gjera te embla te cilat duhet tu serviren dhe miqve. Nderkohe te gjithe besimtaret si dhe shtepite e tyre duhet te stolisen sa me mire te jete e mundur.

Besimtaret flijojne ne oret e para te mengjesit qindra qengja dhe desh per te evokuar ngjarjen e shenjte ku ze fill kjo feste nder me te rendesishmet per fene myslimane.
Disa vite me pare kur besimi fetar ishte i ndaluar ne Shqiperi ritet fetare kremtoheshin fshehurazi. Ndonese pa buje shume familje tradicionale shqiptaret i kushtonin nje fond te vecante kremtimit te kesaj feste.

Kurban Bajrami tashme nje dite feste zyrtare kremtohet prej vitesh nga te gjithe shqiptaret pa harruar ketu devotshmerine e besimtareve myslimane ne kete dite e cila shenon flijimin dhe sakrificen e njeriut ne emer te besimit te zotit ne emer te dashurise per njeriun.

e.n/BalkanWeb Lidhje te tjera Kurban Bajram Presidenti Topi uron besimtaret Kreu i Komunitetit Mysliman uron besimtaret FOTO Festa ne Bulevard

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›