Topi, dreke me njerezit e Berishes
Ergys GJENCAJ
Pas thuajse nje ore takim me kryetarin e qeverise, Sali Berishen, presidenti Bamir Topi u nis "turravrap" drejt Durresit, per nje "dreke mes miqsh, jo me pasterma dhie, por prodhime deti", sikurse tha nje minister i pranishem. Takimi ne Durres filloi rreth ores 13.00 ne restorantin "Aragosta", i cili gjendet ne fund te shetitores "Taulantia", rruges duke shkuar per ne Currila.
Pamja pas takimit ne Presidence nuk e tregoi edhe aq te gezuar kryetarin e qeverise, qe po veren ngadale "shmangie" nga njezeshmeria e kurdohershme ne Partine e tij Demokratike. Ne nje periudhe qe ka lene pas "falenderimet" apo "mirenjohjen" per zgjedhjen, Topi duket sikur ka dicka me shume se sa ruajtja e niveleve te mira mbeshtetese partiake, pavaresisht se institucionalisht eshte president. Ndaj burimet thane se takimet e djeshme shenjonin nje marredhenie tjeter ne ndertim e siper mes dy krereve te shtetit. Burimet nuk ngurruan ta perfshinin takimin e djeshem ne "ngjarjen" me largimin e Ilir Rusmalit (fitore brendapartiake e Topit), apo me pozitat e shefit te financave, Ridvan Bode ne parti. Takimi mes presidentit dhe kryeministrit interpretohet se i ishte permbajtur frymes se bashkepunimit nderinstitucional apo mundesive per ndryshime ne qeveri, ne te vertete e drejte e te dytit. Ministrat Nard Ndoka, Majlinda Bregu, Lulzim Basha, zevendeskryeministri Gazmend Oketa, si dhe nje "tabor" deputetesh drekuan me kryetarin e shtetit ne restorantin "Aragosta" ne Durres, per me shume se tri ore. Rritja e deklarimeve per ta ndryshuar qeverine, normalisht jo qe ia "ndryshon" mendjen kryeministrit, por se paku ate e ve perballe kundershtareve ne partine e tij, pos ndonje aleati qe edhe e permend nje zhvillim te tille. Sakaq, burime diplomatike i thane "Korrierit", se mundet qe nje synim i kerkuesve te ndryshimeve te jete ministri i Jashtem, por me shume per ta perdorur si rast qe t'i bejne "qejfin" opozites. Burime brenda takimit thane per "Korrierin", se ai ishte takim thjesht miqesor. "Nje dreke mes miqsh. Asgje interesante. Jo pasterma dhie, por prodhime deti", - tha nje minister, ndersa nje tjeter shtoi "se kaluam mire, normalisht me biseda per qeverisjen dhe zhvillimet e tjera". Por sigurisht qe burimet pohuan edhe faktin se ne qender te bisedimeve me kreun e shtetit, pervec urimeve reciproke per nje vit te ri te mbare dhe me suksese, kane qene keto zhvillime te fundit politike ne vend.
Njeri pas tjetrit, ministrat dhe deputetet e mazhorances kane hyre ne restorantin "Aragosta", ku kane kaluar rreth tri ore ne shoqerine e Presidentit te Republikes, i zgjedhur ne postin me te larte te shtetit shqiptar, fale votave te tyre korrikun e kaluar. Burimet thone se eshte konsumuar nje dreke e lezetshme jo vetem nga menyja e sherbyer, por edhe nga biseda e zhvilluar. Pervec formulave te perhershme te kryerjes se reformave, me qellim marrjen e fteses per anetaresim ne strukturat e NATO-s, ne samitin e Bukureshtit, teme bisede ishte mundesia e ndryshimeve ne kabinetin qeveritar. Sipas burimeve te dyta, ne kete takim nuk jane hedhur emra konkrete, te cilet mund te lene karrigen ministrore, por jane hedhur mendime. Keshtu, nga sa mesohet, mundesia e ndryshimeve ne ekipin qeveritar te kryesuar nga Sali Berisha, e cila nuk eshte e vogel, ka gjasa te nise me dikastere qe vleresohen teper te rendesishme, sidomos ne kete periudhe te rendesishme. Megjithate, nje nder postet qe thuhet se nuk do te preket, eshte ai i ministrit te Shendetesise, per shkak se votat e grupit parlamentar te partise perkatese jane shume te nevojshme per vazhdueshmerine e koalicionit te djathte mazhoritar. Po keshtu edhe ai i ministrit te Mbrojtjes vleresohet i paprekshem.
Ndonese vendi qe eshte zgjedhur nga Presidenti dhe mbeshtetesit e tij ka qene nje nga restorantet e njohura te qytetit, takimi pritej te behej me interesant, pasi pak para fillimit te tij, eshte bere e ditur se aty do te merrnin pjese edhe disa deputete te majte, te cilet per koincidence jane ata qe votuan ne Parlament per zgjedhjen e Bamir Topit, President. Pjesemarresit e kane cilesuar takimin si "dreke midis miqsh", ndonese aty ka pasur vetem deputete te partive te djathta. Sipas korrespondentit te "Korrierit" ne Durres, ne levizje jane vene ne fakt deputetet mbeshtetes te Fatos Nanos, madje behet e ditur se ne momentin qe ky grupim anuloi pjesemarrjen, Taulant Balla sapo ishte futur ne qytetin e Durresit, me destinacion restorantin e mirenjohur. Sipas burimeve, ne takim vec Oketes, Bashes, Bregut, Ndokes, ishin si dhe deputetet Osman Metalla, Sami Gjergji, Fatos Beja, Engjell Cara, Edi Paloka, Gilman Bakalli, Besnik Mustafaj, Genc Juka, Artur Hasanbelliu, Nikolle Lesi, Edmond Spaho, Pal Dajci, Blerim Cela dhe Ndricim Babasi. Ndonese duket pak e cuditshme prania e dy kundershtareve demokristiane, Nikolle Lesit dhe Nard Ndokes, ne kete dreke kane qene edhe pjesemarres nga parti te tjera te spektrit te djathte, si Artur Hasanbelliu i PR-se. Takimi eshte survejuar nga mjaft efektiva te Gardes se Republikes, te cilet nuk kane lejuar qe te afrohet asnje prej gazetareve ne trotuarin e restorantit.