Berisha:Rrëzimi i buxhetit të bashkisë, problem madhor

Kryeministri Berisha ka thumbuar edhe një herë tjetër kreun e bashkisë së Tiranës, njëherës edhe të opozitës përsa i përket buxhetit të kryeqytetit. Në mbledhjen e qeverisë, shefi i mazhorancës tha se rrëzimi i buxhetit ka krijuar probleme të mëdha ligjore dhe morale dhe Rama duhet të lërë mënjanë propagandën por të ulet të diskutojë me këshilltarët bashkiake. Berisha duke folur për mbjelljen e 20 mijë rrënjëve ullinj në të gjithë vendin tha se edhe kryetari me korrespodencë i bashkisë së Tiranës duhet të bashkëpunojë në këtë process të rëndësishëm