Ja njerëzit e Soros që krijuan skemën e tre Besave

>Ja 2 Guvernatorët e implikuar
Në skemën e megaskandalit të spekulacionit financiar të Soros me 3 BESA-t, janë implikuar një numër i madh emrash të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, të stukturave të Soros por edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtar, dhe lista zgjerohet çdo ditë.
Tashmë kjo skemë është e qartë dhe po prezantohet çdo ditë nga Gazeta Sot duke treguar se sa të thella janë metastazat e Soros në Shqipëri dhe se si kanë kapur hap pas hapi të gjithë shtetin, shoqërinë civile, median si dhe aktorët ndërkombëtarë.
Skema e Besa-s u planifikua 10 vjet më parë, kur rrjeti Soros pas konflikteve që pati me Berishën në 1997, forcoi lidhjet me socialistët me qëllim që të siguronte pa zhurmë kapitale prej dhjetra miliona dollarë të shtetit shqiptar për tI investuar në sektorin e mikrokredit. Ky investim do ti shërbente atij për të hedhur bazat e një banke të fuqishme në Ballkan e cila do të operonte në tregun rajonal për të rrezikur të gjithë rajonin nga kryeqyteti shqiptar (por kjo është një temë që do të trajtohet në numrat e ardhshëm të gazetës Sot).
Motivi i Soros për të operuar në tregun e mikrokreditit ishte risku minimal i subvencionuar nga shteti nëpërmjet lehtësive fiskale dhe garancive të tjera, ndërkohë që i gjithë kapitali fillestar dhe në vazhdim do të sigurohej nga ndihmat e destinuara për shtetin shqiptar nga institucionet ndërkombëtare dhe nga vetë taksat e shqiptarëve.
Spekulacioni i Soros nëpërmjet krijimit të 3 BESA-ve të cilat do të qarkullonin paratë tek njëra tjetra në formë dhurimesh për të pastruar origjinën e burimit shtetëror të kapitaleve, u gatua në errësirë të plotë në vite.
Ata që e gatuan këtë skemë nuk janë profesorë të shkencave ekonomike apo ekspertë të financave botërore. Gatuesit e paguar nga Soros janë disa njerëz të thjeshtë me nivel mesatar por që njohin mirë modelet bolshevike të rekrutimit dhe shfrytëzimit të zyrtarëve dhe të aseteve të çdo lloji. Grupi i njerëzve që u përfshi në këtë çorbë financiare dhe ligjore në rrugë e sipër kanë bërë disa gafa të rënda që të çudisin me naivitetin e tyre në pamje të parë. Por nëse thellohesh më shumë në skemë, sheh dy motive bazë: nga njëra anë bie qartë në sy se kapërcimi nga një Fondacion në një Shoqëri Aksionere është i pamundur pasi kapitalet e investuara janë me origjinë shtetërore çka do ta bënte shtetin edhe aksionerin krysor të Fondit Besa sh.a. (çka është e papranueshme për Soros). Nga ana tjetër rezulton se gafat janë kryer nën një besim të tepruar në kapjen e shtetit dhe të medias pa lënë asnjë shans reagimi. Por hesapet shqiptare të Soros në fakt janë bërë pa hanxhinë, dmth pa shqiptarët e pakapur, pasi Gazeta Sot, si një zë qytetar me reputacionin e pavarësisë së plotë, po dekonstrukton këtë skemë duke mos lënë asnjë shans për realizimin e kësaj grabitje të shëmtuar.
Deri më tani, njerëzit e Soros që ndërtuan skemën finale të grabitjes së parave janë po ata që në vite janë ushqyer nga spinoff-et e Soros.
Në se në vitin 1998 kur u krijua Fondacioni Besa të gjithë operacionin e spekulacionit me dhjetra miliona dollarë e ideoi dhe e realizoi me sukses Milva Ekonomi, në vitin 2009 këtë skemë e drejtoi dhe menaxhoi vetë stafi amerikan i Soros. Në vitin 1998, pas kryerjes me sukses të këtij operacioni, Soros e nominoi Milva Ekonomin si njeriun e artë të Shqipërisë, dhe fuqia e saj në rrjetin shqiptar të Soros u rrit me shpejtësi dhe pompozitet. Pas suksesit të Milvës me Besën dhe AEDPnë, Edi Rama e emëroi atë si krahun e tij të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kompetenca e të cilës u shtri në mënyrë publike në prezantimet e përvitshme të buxhetit të Bashkisë. Në momentin kur Drejtoria e Tatim Taksave në 2001 zbuloi evazionin e rëndë fiskal që prodhonte Fondacioni Jofitimprurës Besa, Milva Ekonomi duke ndjerë rrezikun për diskreditimin e kësaj skeme spekulative investoi në krjimin e grupeve të presionit të cilat do të gjobisnin qeveritë apo kryeministrat e pabindur socialistë nëse do të pengonin funksionimin e kësaj skeme (çështje që do të trajtohet më hollësisht në numrat e ardhshëm të gazetës Sot). Për këto arsye, që në momentin kur grupimi mediatik gjobvënës MJAFT u krijua nga spinoff-et e Soros, znj. Ekonomi, nëpërmjet asistencës së Remzi Lanit, Valdete Salës dhe Çapajev Gjokutaj u angazhua në këshillimin e drejtpërdrejtë të lidershipit të MJAFT dhe përfundimisht u bë dhe përfaqësuesja zyrtare e Soros në këtë strukturë. Siç dihet nga faktet e publikuara nga Gazeta Sot, Milva Ekonomi është edhe një nga tre themelueset e Lëvizjes MJAFT në Gjykatë, dhe një nga drejtueset dhe themelueset kryesore të krahut politik të Soros në Shqipëri, Grupimi Politik G99. Por denoncimi dhe diskreditimi i pozicionit të saj thellësisht politik e dëmtoi rëndë reputacionin e Znj. Ekonomi si njeriu i artë i Shqipërisë pasi spekulacionet financiare kanë nevojë jo për persona të famshëm publikë por për njerëz që operojnë në heshtje dhe në padukshmëri të plotë.
Sot njeriut të artë të Soros në Shqipëri po i bie shkëlqimi dhe duket se Soros është i pakënaqur me faktin se pikërisht grupimet sorosiane të presionit MJAFT dhe G99 të Milva Ekonomit që u krijuan për të mbrojtur interesat e Soros në Shqipëri u bënë dhe shkaku fillestar i rënies në sy të kësaj skeme. Për këtë arsye, Milva Ekonomi dhe Çapajec Gjokutaj brenda muajit të fundit duket se janë zhvendosur në periferi të rrjetit Soros.
I vetmi person që vazhdon të qëndrojë në mes të lojës spekulative 3BESA-t, është Drejtori Ekzekutiv Bajram Mucaj. Bajram Muçaj, rezulton të jetë Drejtori Ekzekutiv i tre BESA-ve (!) fakt që e ka bërë atë qesharak në sytë e aktorëve të tjerë të tregut bankar ku tashmë historia e 3 BESA-ve komentohet si historia ku Bajrami i dhuroi Bajramit, Bajramin!.
Në fakt dy njerëz bien shumë në sy në këtë skemë: dy Guvernatorët e Bankës së Shqipërisë 1999 2009, Ardian Fullani dhe Shkëlqim Cani.
Nëse Ardian Fullani ishte i përfshirë në rrjetin Soros nëpërmjet bashkëshortes së tij Arjana Fullani e cila për 4 vjet drejtoi Bordin e Drejtorëve të Fondacionit Soros, Shkëlqim Cani ishte ai që në fillim të viteve 2000 kishte emëruar Drejtorin e Besës anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ky konflikt i pastër i interesit të dy Guvernatorëve, ka qenë edhe bazamenti i të gjithë sigurisë së operacioneve dhe spekulacioneve të Fondacionit Besa në vite. Sot, Guvernatori Fullani nga njëra anë, dhe ish-Guvernatori Cani nga ana tjetër, po përdoren nga Soros për të mbrojtur skemën korruptive Besa.
Shkëlqim Cani sot po përkrahet mediatikisht dhe financiarisht nga të gjitha strukturat e Soros dhe donatorët që janë në këtë influencë për ta lançuar mediatikisht si eksperti kryesor i financave dhe përfaqësues i shoqërisë civile për ta shpërblyer për mbështetjen ndërkombëtare që po i jep kësaj skeme spekulative.
Por një nga njerëzit që ka kontribuar më shumë për këtë skemë është edhe bashkëshortja e ish-Drejtorit Ekzekutiv të Soros, Ana Gjokutaj. Zonja Gjokutaj, e cila është përgjegjëse e marëdhenieve publike të Bankës Botërore në Tiranë, është personi që ka mbështetur në konflikt të pastër interesi këtë skemë që në fillimet e saj duke ushtruar një influencë të madhe në marëdhëniet publike të Bankës Botërore me të tretë. Bashkëshorti i saj, Çapajev Gjokutaj, Drejtor Ekzekutiv i Soros që nga 1998, ka qenë dhe përfaqësues i Themeluesit Soros të Besës, ndërsa Ana Gjokutaj përfaqësuese e donatorit që i kërkonte qeverisë shqiptare tia kalonte Besës paratë që iu ishin dhënë shqiptarëve në formë granti nga Banka Botërore. Në shumë raste përfaqësuesit e Besës, përzgjidheshin nga Ana Gjokutaj në borde dhe në angazhime që Banka Botërore organizonte ndërkohë që ky privilegj nuk i ofrohej strukturave të tjera që operonin në fushën e mikrokreditit në Shqipëri.
Por operacionet kryesore të Fondacionit Besa janë kryer nën asistencën e Avokatëve të kontraktuar të Soros, avokatët Maks Haxhia dhe Artan Hajdari. Të dy këta avokatë janë emëruar në bordet e Besave që në krijimet e tyre, me qëllim për të rritur shkallën e garancisë së njerëzve të Soros në këto borde. Duke qenë se të dy kë