S’mund të ndërtohet më afër se 30 metra nga autostradat
15/07/2010 Ndryshimet në ligjin e urbanistikës për ndërtimet anash rrugëve
Pikat e karburantit që duhet të respektojnë distancën prej 10 metrash
Asnjë ndërtim që nuk respekton distancën prej 30 metrash nga autostradat me katër korsi dhe 25 metra në superstradat me 2 korsi nuk do të lejohet. Përjashtim bëjnë vetëm karburantet, por edhe këto duhet të ruajnë një distancë prej dhjetë metrash nga kufiri rrugor. Qeveria ka propozuar dje disa ndryshime në ligjin për urbanistikën, që kanë si qëllim pikërisht zbatimin e kësaj mase. Ligji nuk shpjegon se çfarë do të bëhet me ndërtimet aktuale që në shumicë nuk e respektojnë këtë distancë, por saktëson masat që duhen pasur parasysh në vijim. “Ndalohet çdo lloj ndërtimi, me përjashtim të pikave të karburantit, në një distancë jo më të vogël se 30 metra, nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorisë “A”; 25 metra, nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorive “B” dhe “C”; pikat e karburantit vendosen në një distancë jo më të vogël se 10 m, nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorive “A”, “B” dhe “C”.
Në këtë kuptim, “kufi rrugor” konsiderohet fundi i pronësisë rrugore, referuar titujve të pronësisë dhe/ ose brezave të shpronësimit, sipas projektit të miratuar. Në mungesë të tyre, kufiri formohet nga vija e jashtme e hendekut të sigurimit të kanalit, kur ai ekziston, ose përkatësisht nga vija e sipërme/ e poshtme e skarpatës, nëse rruga shtrihet në terren të pjerrët”, thuhet në propozimet për ndryshime që priten t’i bëhen ligjit ekzistues. “Për të gjitha ndërtimet përgjatë rrugëve urbane që ndërlidhin autostradat apo rrugët interurbane kryesore e dytësore (unazat e jashtme dhe/ose rrugët hyrëse në qendrat urbane), përpara miratimit të lejes së sheshit të ndërtimit, subjekti duhet të pajiset me formularin 1/1, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar, së bashku me projektin teknik për hyrje-daljen e autorizuar”, vijon më tej propozimi.