Ylli Nuk kam konflikt interesi kam ndjekur hapat ligjore
Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve ka marrë sot në shqyrtim kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Fidel Ylli. Në një seancë dëgjimore me deputetin e PS-së, për të cilin 16 deputetë të PD-së kanë kërkuar heqjen e mandatit, Ylli e ka cilësuar të turpshme dhe gjueti shtrigash kërkesën e deputetëve demokratë për t`i hequr atij mandatin e deputetit.
Sipas tij nisma e maxhorancës është e turpshme, pasi ILDKP ka deklaruar se nuk është në konflikt interesi dhe se ka respektuar të gjitha hapat ligjorë.
“Unë kam ndjekur gjithë hapat ligjore e rrugët institucionale, nuk jam fshehur për radion. Në momentin që unë jam bërë deputet nuk kam marrë licencë, unë jam në pritje në bazë të rregullit që të më thonë, më takon, apo jo. Nuk kam hyrë kurrë në tendera publike, kam pasur një licencë të mbartur. Keni 4 vjet zonja kryetare që këtë shkresë e keni në Kuvend, tani që po mbaron mandati po bëni kërkesë? Ma hiqnit mandatin para 4 vjetësh. Nuk mund të fshiheni ju ketu e të prishni imazhin tim se paskam shkelur Kushtetutën. Kjo që keni bërë është dështim për Parlamentin. Nuk bëhesh miliarderë me një radio” -tha Ylli.
Seanca dëgjimore është shoqëruar edhe me debate mes kryetares së Kuvendit dhe deputetit Fidel Ylli.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi sqarime nga deputeti, nëse ka qene në pronësi të një pasuri publike siç janë frekuencat, në kohën kur mori mandatin e deputetit në vitin 2009.