Qeveria vendos te privatizoje cdo kompani

Duke theksuar faktin se kompanite private ofrojne garanci me te madhe per zhvillim, kryeministri premtoi transparence te plote te qeverise gjate te gjitha procedurave te te gjitha aseteve te fundit shteterore qe kane mbetur pa shitur, ndersa qeveria e tij ka hyre ne muajt e fundit te mandatit.
“Jane 8 -12 kompani qe kane treguar interes. Qeveria nuk deshiron te jete aksionere”, u shpreh Berisha.
Kryeministri u fokusua edhe tek dhenia me koncesion e disa veprave te medha publike te cilat sipas tij do te siguronin investime nga gjysme deri ne 1 miliard euro, nder te cilat kaskada e Vjoses dhe hidrocentrali i Skavices.
Ne kete kuader Berisha shpalosi edhe njehere projektin e qeverise ne fushen energjitike.
“Ne duam qe ky vend te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel energjitike. Ambicia jone eshte qe Shqiperia te jete vend prodhues i energjise”, u shpreh Berisha.