Liria e shtypit, Shqiperia e 79-ta

Sipas këtij raporti, fjala e lirë është prekur në disa vende, në mënyrë të veçantë në SHBA dhe Izrael, për shkak të cështjeve të sigurisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në vendin e 36 në një rang me vende si Bosnje -Hercegovina, Afrika e Jugut apo Tajvani.
Përsa i përket vendit tonë, Shqipëria ndodhet në vendin e 79-të. Krahasuar me vitin e kaluar Shqiperia është ngritur me 8 vende ne renditje pasi me 2007-en klasifikohej e 87-ta.
21 vende më sipër në klasifikimin e 2008- ës renditet Kosova, e cila lë poshtë në vendin e 64-ert Serbinë.
Klasifikimi hapet me Islanden, Luksemburgun, Norvegjia, si vendet me median më të lirë dhe mbyllet me Korenë e Veriut dhe Eritrenë.
Disa nga demokracitë e reja përfshira në dhjetëshen e parë janë Estonia, Letonia dhe Sllovakia. Spanja dhe Italia, të cilat kanë shënuar një ulje.
Raporti thotë se kjo ulje ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së mafies në politikë.
Në fund të listës është edhe Kina, e renditur kësisoj edhe në vitin e saj olimpik. Grupi "Reporterët pa Kufi", thone se nuk është prosperiteti ekonomik që garanton lirinë më të madhe të shtypit, por është paqja.