E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, Berisha ngushellon familjet e viktimave

Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur permes nje deklarate ngushellimet familjareve te 4 viktimave qe humben jeten ne tragjedine e Butrintit.

Permes zedheneses se tij kryeministri pohon se ka patur informacion te menjehershem per ngjarjen dhe ka kerkuar nderhyrjen energjike dhe te shpejte ne operacionin e kerkim shpetimit.

Ne deklarate hidhen poshte edhe akuzat e Partise Socialiste, te cilat sipas kryeministrit jane abuzive dhe perpjekje te uleta per te perfituar nga keto vdekje tragjike.

Gjithashtu kryeministri duke hedhur hije te forta dyshimi mbi prapavijen e deklaratave te kreut socialist Edi Rama theksoi se qeveria eshte e angazhuar per nje kontroll gjithnje e me te mire te kufirit per plotesimin e te gjitha standarteve qe do te japin mundesine e liberalizimit te vizave dhe levizjen e lire te qytetareve shqipetare ne Europe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›