Parku i Liqenit Artificial, me infrastrukturë moderne
Autori i Lajmit: red.
Projekti për transformimin rrënjësor të Liqenit Artificial është gati dhe pritet vetëm zbatimi i tij. Në fazën e parë të tij, veç rikualifikimit dhe asfaltimit të rrugëve, pritet që të prishen edhe të gjitha ndërtimet pa leje. Burime nga Bashkia e Tiranës thanë të martën për ATSH-në se “Parku i Liqenit do të jetë një hapësirë e madhe brenda kryeqytetit, e cila do të vendoset në funksion të të gjithë atyre personave që duan një hapësirë pa makina, në të cilën të ecet lirisht”. Faza e dytë e këtij projekti ka të bëjë me pastrimin e ujërave të zeza të liqenit, ku “do të ndërhyhet me një projekt të madh të risistemimit të pasqyrës ujore të liqenit, e cila do të ribëhet nga e para, me një infrastrukturë të modernizuar, me plazhin urban, që do të bëhet aty ku sot është diga e Liqenit". Faza e parë të këtij projekti është miratuar nga KRRT-ja e Tiranës vetëm një javë më parë dhe pritet që punimet të nisin së shpejti. Ndërsa për fazën e dytë, e cila kërkon edhe investime më të mëdha, ende nuk është përcaktuar ndonjë afat saktë kohor, por ky projekt është parësor, pasi parashikohet edhe në Planin e ri Rregullues.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008