E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos ti kompensoje Komunitetit Mysliman token ne zonen e Namazgjase

Kryeministri Berisha veçoi sot, në mbledhjen e qeverisë, vendimin për t’i kompensuar Komunitetit Mysliman tokën në zonën e Namazgjasë, të cilën, theksoi Kryeministri, bashkia me arbitraritetin më të madh ia ka marrë dhe nuk ia ka kompensuar.

“Ky, - tha Kryeministri - është një nga vendimet e gjykoj të rëndësishme. Ka ndodhur prore që në zgjerim të rrugëve t’u merret tokë pronarëve dhe të mos u kompensohet. Kjo është një praktikë e dënueshme, jo ligjore dhe ka ndodhur edhe me tokën e Komunitetit Mysliman tek lulishtja parlamentit, që njihet si pronë e këtij Komuniteti, si zonë e Namazgjasë. Pas kërkesës së Komunitetit drejtuar qeverisë për të marrë masa për ta kompensuar, vjen edhe vendimi i sotëm në këtë drejtim, një vendim i drejtë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›