Qeverisa e Re, sipas “Klan Kosova”

“Klan Kosova” ka mësuar jozyrtarisht përbërjen e Qeverisë së re.
Në Qeverinë e re, sipas “Klan Kosova”, do të jetë edhe Edita Tahiri si zëvendëskryeministre për njohje dhe politikë të jashtme.
Hajredin Kuçi do të jetë zëvendëskryeministër për rend e ligj, Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër për zhvillim ekonomik, ndërsa Slobodan Petroviq, zëvendëskryeministër për kthim.
Ministrat në Qeverinë Thaçi, 2 sipas “Klan Kosova”, do të jenë:
Enver Hoxhaj, Ministër i Integrimeve,
Ramë Buja, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
Vlora Çitaku, Ministre e Punëve të Jashtme,
Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë,
Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme,
Sasha Rashiq, Ministër i Kthimit dhe Komuniteteve,
Dardan Gashi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,;
Memli Krasniqi, Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport,
Fehmi Mujota, Ministër për Infrastrukturë,
Mahir Yagcilar, Ministër i Pushtetit Lokal,
Nenad Rashiq, ministër i Administratës Publike,
Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë,
Besim Beqaj, Ministër i Ekonomisë,
Bedri Hamza, Ministër i Financave,
Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë,
Agim Çeku, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Blerand Stavileci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.