E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Punesim per 160 mije vete

Kryeministri Berisha ka shpallur si prioritet per mandatin e ri qeverises, punesimin. Gjate takimit qe zhvilloi dje me banoret e Spitalles, ai deklaroi se qeveria gjate mandatit te dyte qeverises do te punesoje rreth 160 mije qytetare shqiptare. Kete deklarate kreu i qeverise e beri gjate perurimit te nisjes se punimeve ne rrugen Spitalle-Porto Romano. "Punesimi juaj do te jete nje nga objektivat me madhore te qeverise. Gjate ketij mandati, ne kemi punesuar rreth 80 mije qytetare shqiptare. Une ju premtoj se ne mandatin e dyte, do te punesojme dyfishin e tyre", deklaroi kryeministri Berisha gjate fjales se tij perpara qytetareve te kesaj zone. Sipas tij, nje tjeter objektiv madhor i qeverise, pervec punesimit do te jete edhe zhdukja e varferise. Ne kete kuader, kryeministri deklaroi se gjate kater viteve te ardhshme, varferia do te luftohet me te gjitha mjetet. "Ne 4 vite, ne, se bashku, nxorem nga kthetrat e varferise rreth 400 mije shqiptare. Une ju premtoj qe ne 4 vitet qe vijne do t'i japim varferise, goditjen me te pameshirshme. Zero tolerance ndaj varferise dhe mjerimit ne Shqiperi", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, gjate mandatit te ardhshem Shqiperia do te jete nje superfuqi energjetike ne rajon dhe vazhdimi i rritjes se pagave dhe pensioneve, do te jete nje nga objektivat kryesore te qeverise. Kreu i qeverise deklaroi se perballe qeverise, qytetaret shqiptare kane nje alternative nihiliste, e cila drejtohet nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas Berishes, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shqiptaret do ta kene te lehte te zgjedhin mes alternatives se punes dhe integrimit dhe asaj te mohimit. "Ne kemi alternativen e suksesit te reformave qe bene te mundur kandidimin e Shqiperise ne BE dhe nga ana tjeter, alternativen e mohimit te suksesit te reformave, sikur anetaresimi ne NATO dhe aplikimi per kandidimin e Shqiperise ne BE te zbrisnin nga qielli dhe te mos ishin veper e juaja, veper e perbashket e jona", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, te gjithe ata qe e ndjejne ndryshimin duhet te votojne per nje mandat te dyte qeverises. Por sipas Berishes, qeveria me punen e saj ne mandatin e saj do te dyte do te kenaq edhe ata qe nuk do t'ia japin voten ne zgjedhjet e qershorit. "Te gjithe ata, te cilet pohojne kete ndryshim, i ftoj te votojne per ne. Te tjeret, ne me durim te vazhdojme te thellojme ndryshimin dhe t'i bindim se ndryshimi jemi ne, se ne po ndryshojme Shqiperine, se ne 4 vitet e ardhshme Shqiperia do te jete disa here me mire, me e bukur, me e zhvilluar, sesa eshte sot", i beri thirrje Berisha te gjithe qytetareve nga Spitalla. Kreu i qeverise peruroi dje ne kete zone fillimin e punimeve per rindertimin e rruges Spitalle-Porto Romano. Rruga me gjatesi 2.5 kilometra dhe gjeresi 16 metra, eshte investim i buxhetit te shtetit me vlere 220 milione leke. Kryeministri Berisha e konsideroi kete segment rrugor jetik, pasi lidh Durresin me Porto Romanon, me parkun industrial dhe energjetik, duke theksuar se do te fillohet shpjet nga puna, per venien ne funksionim te ketij parku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›