E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia nen kaosin e termetit

ROME - Italia eshte vene poshte nga termeti i rene ne oret e para te mengjesit te djeshem. Deri ne oret e vona te dites se djeshme, numri i personave qe kane humbur jeten ka qene me shume se 110, mes te cileve dhe disa shqiptare nga Maqedonia. Nderkohe qe cdo ore, numri i personave te vdekur nga lekundjet e tmerrshme shtohet. Nga te dhenat e fundit deri ne mesnate eshte bere e ditur se, numri i viktimave te termetit ka shkuar ne 110 vete. Por dhe parashikimet nuk jane optimiste, pasi mendohet se shifra e te vdekurve do te rritet me kalimin e oreve. Ekipet e shpetimit, se bashku me forcat e policise dhe vullnetaret, kane vazhduar kerkimet gjate gjithe nates. Maroni

Ministri i Brendshem italian, Roberto Maroni eshte shprehur gjate dites se djeshme se, termeti i fuqishem qe goditi Italine Qendrore, tani njoftohet se ka shkaktuar vdekjen e te pakten 70 veteve. Sipas ministrit te Brendshem, sa vjen e rritet numri i viktimave dhe per fat te keq bilanci mund te shkoje 100-150 persona. Nderkohe mesohet se dhe shqiptaret nga Maqedonia, dy prej tyre femije, jane ne mesin e viktimave te termetit shkaterrimtar qe goditi qytetin e Aquilas. Ekipet e shpetimit, se bashku me forcat e policise dhe vullnetaret vazhdojne kerkimin nen rrenoja ne Abruzo, nderkohe qe Paganica eshte zona qe ka pesuar demtimet me te medha.

Termeti

Nje termet i fuqishem tronditi qytetin e vjeter Aquila, ne rajonin e Abruzos, perfshi Romen, ne oret e para te mengjesit te djeshem. Agjencite italiane te lajmeve cdo minute tregojne per shtim te numrit te viktimave dhe te te plagosurve. Sipas tyre, shume njerez kane mbetur nen rrenoja, ne Aquila. Shifrat e atyre qe kane humbur jeten nen rrenoja, sipas medieve, pritet te shtohen, pasi shume persona rezultojne te zhdukur. Nderkohe qe raportohet se qindra vete kane mbetur te lenduar nga plaget e marra.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka shpallur gjenden e emergjences, duke kerkuar marrjen e masave urgjente per operacionin e kerkim-shpetimit. Shefi i Mbrojtjes Civile e ka paraqitur situaten me shume se dramatike. "Eshte tragjedia me e madhe e ketyre koheve",- ka thene ai. Spitali eshte ne gjendje alarmi, ne pritje te viktimave, nderkohe qe mediat raportojne nje situate kaotike, frike dhe tmerr. Specialistet kane njoftuar se nuk lejohet qarkullimi ne zonen e perfshire nga termeti. Artan Cena

Njerezit rrine jashte nga frika e lekundjeve

Njerezit ne Rome e kane kaluar naten jashte, neper stola, ne panikun e perseritjes se lekundjeve. Instituti amerikan i Gjeologjise tha se termeti ishte me magnitude 6,3 balle. Termeti ndodhi rreth 5 ore pasi nje termet me magnitude 4,6 balle tronditi rajonin e Emilia-Romagnas, prane qytetit te Ravenes. Zyrtaret e sigurise thane se termeti kishte nje thellesi te jashtezakonshme, prej 28 kilometrash. Ne Itali termetet mund te jene teper te rrezikshme, per shkak te vjetersise se ndertesave, disa prej te cilave te pa meremetuara.

Sizmologu: Lajmerova per termetin

Sizmologu i observatorit te Gran Sasso ka deklaruar se gjithe kjo mund te shmangej, duke thene se ai kishte parashikuar pak dite me pare lekundjet. Por, kreu i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso, kishte reaguar duke i quajtur budallenje persona te tille, qe perhapnin lajme false. "Termeti i djeshem nuk ishte i parashikueshem. E dime qe eshte nje zone sizmike dhe ditet e fundit jane regjistruar lekundje. Profetet thone se mund te parashikohej, por nuk eshte keshtu", deklaroi Bertolaso.

Ne kerkim te te zhdukurve

Qindra persona enden ne mes te rrugeve, shesheve ose fushave te futbollit, dhe per fat te keq neper rruge mund te shohesh edhe te viktima, te mbuluar me nje batanije. Fytyrat e te mbijetuarve jane akoma te frikesuara nga tronditja e mbremshme. Dhe situata behet akoma me e veshtire kur fillojne te ndihen ende tronditje te vogla, por te cilat arrijne te shembin vetem ndertesat gjysme te shkaterruara. Kerkimet per gjetjen e te mbijetuarve nga termeti shkaterrimtar, filluan qe ne oret e para te mengjesit dhe ekipeve te shpetimit u jane bashkuar edhe qytetaret e thjeshte, qe kane mberritur edhe nga qytete te tjera te vendit, per te ndihmuar ne perballimin e situates se rende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›