E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveritë spiunojnë edhe qytetarët

Web-faqja WikiLeaks njoftoi se vazhdon me publikimin e përmbajtjeve, që për shkak të mungesës së mjeteve ishte ndërprerë në tetor, njofton agjencia AFP. Publikimi vazhdon me zbulimin e mënyrave se si qeveritë i spiunojnë qytetarët e tyre, falë përkrahjes së industrialistëve të specializuar për sisteme kontrolli.

Gjatë një konference për media, në Londër, themeluesi i web-faqes WikiLeaks, Julian Assange, prezantoi një publikim prej disa qindra dokumenteve, të cilat ‘rrodhën’ nga 160 industralistë nga 25 shtete, të cilët janë të specializuar për sistemet e kontrollit dhe për ndërprerjen e telekomunikimeve.

Dokumentet e publikuara nga Assange tregojnë se si këto sisteme iu mundësojnë qeverive që të përcjellin qytetarët e tyre nëpërmjet telefonave celularë, e-mailave, por edhe gjurmëve të tjera të mbetura gjatë kërkimeve në internet, sqaroi agjencia AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›