Mediet mundohen ta rrëzojnë Barcelonën

Spanjolli ishte ndëshkuar me karton të verdhë për vonesë të lojës gjatë minutave të fundit të fitores 5-0 ndaj Rayo Vallecanos të martën, që rezultoi me suspendimin e tij nga përballja me Levanten të shtunën.
Mirëpo, ekzistonin dyshime se Pique ishte ndëshkuar qëllimisht që të mos rrezikonte mungesën në përballjen e 10 dhjetorit kundër Real Madridit. Pique i ka shpëtuar dënimit të mëtutjeshëm, ndërsa Alves tha: “Sërish të gjithë shikojnë nga afër Barcelonën, çdo gjë që bëjmë zgjon reagime”.
Ish mbrojtësi i Sevillas shtoi për Marca: “Ne duhet të përqendrohemi te vetvetja dhe të injorojmë komentet nga jashtë që mundohen të na destabilizojnë”. Alves lavdëroi rikthimin nga lëndimi të sulmuesit Alexis Sanchez, i cili shënoi dy gola kundër Vallecanos.
“Jam shumë i lumtur për të. Ai punon shumë mirë dhe ka qenë mjaft i suksesshëm para portave kundërshtare”, përfundoi Alves.