Hoxha deshmitari hesht per rrembimin
Procesi i shumeperfolur dhe i sterzgjatur i gjykimit te ish-shikasve qe dyshohet te kene marre pjese ne torturimin e Ziso Kristopullit Abdyl Loshajt dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes ka vijuar dje me deshmine e ish-oficerit te Sherbimit te Fshehte Shqiptar Eduart Coku. Ne deshmine e tij Coku ka thene se nuk kishte dijeni per shoqerimin e ndonje personi. Ai ka mohuar te kete shoqeruar ndonje person gjate detyres se tij si dhe nuk kishte qene asnjehere ne Vain te Lezhes. I pyetur nga prokurori nese kishte qene ne qytetin e Sarandes ne shtator te vitit 1995 deshmitari ka pohuar se kishte qene por nuk e dinte nese behej fjale per te njejten dite apo jo. Sipas tij ai kishte qene ne Sarande per pune dhe per qejf. Ne fund te deklarimeve te tij deshmitari ka pohuar se per levizjet e tij ne rrethe kishte marre edhe dieta. Te pandehurit e ketij procesi jane Arben Sefgjini Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per rrembimin dhe me pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ngjarja per te cilen akuzohen tre te pandehurit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995 rreth ores 1330 ku ne ambientet e firmes Albatros me qender ne Tiranes eshte rrembyer presidenti i kesaj firme shtetasi shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Rrembyesit kane perdorur makinen me targe TR24-49C. Kjo ngjarje eshte denoncuar menjehere pas ndodhjes ne Komisariatin e Policise Nr.3 Tirane nga punonjesit e firmes Albatros si dhe familjaret e te afermit e shtetasit Remzi Hoxha. Nje nga deshmite kryesore qe ka hedhur drite mbi rrembimet e tre personave ka qene ajo e Ziso Kristopullit. Ai ka thene kohe me pare para togave te zeza se agjentet e SHIK-ut Budjon Mece dhe Ilir Kumbaro me urdher te shefave te tyre kane ushtruar dhune kafsherore ndaj tij Hoxhes dhe Loshajt duke mos i kursyer nga shufrat e gomes te drurit litarin e lagur apo edhe metoda te tjera duke e detyruar ate te pranoje se kishte planifikuar te vriste ministrin e Brendshem Agron Musaraj te rrezonte qeverine demokratike me ane te armes dhe te sabotonte votimet per Kushtetuten e vitit 1994.
Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzon te pandehurit se kane konsumuar veprat penale rrembimi i personit ne tri raste i kryer ne bashkepunim si dhe tortura me pasoja te renda ne tre raste te kryera ne bashkepunim.