Qipro, KiE: Nuk ka argument kundër fituesit
Në punimet e ditës së dytë të konferencës së kryeparlamentarëve të KiE-së, znj. Topalli vijoi takimet me homologë evropianë si, kryetaren e parlamentit të Estonisë, Ene Ergnan, nënkryetarin e Parlamentit të Hollandës Harm Evert Waalkens, të Lituanisë, Ceslovas Jursenas, të Finlandës dhe me personalitete të tjerë të pranishëm.
Gjatë këtyre takimeve kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e vendeve të tyre për të realizuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Po ashtu ajo i njohu me punën e madhe që shqiptarët dhe qeveria kanë bërë duke përmbushur çdo detyrim të palës shqiptare. Znj. Topalli i informoi kolegët e saj me reformat e tjera të mëdha të bëra pas zgjedhjeve të fundit të 28 qershorit 2009.
"Këto zgjedhje u vlerësuan nga 518 vëzhgues ndërkombëtarë dhe ODIHR-i si zgjedhje të lira e të ndershme dhe që arritën standardet", mësohet të ketë nënvizuar ajo. E veçanta e këtij procesi zgjedhor, veç të tjerash, ishte fotografimi, filmimi dhe transmetimi online i çdo vote gjatë procesit të numërimit. Bashkëbiseduesit e cilësuan të admirueshëm këtë proces që mundësoi një transparencë unike si në asnjë vend tjetër.
Nënkryetari i parlamentit të Holandës e vlerësoi këtë proces transparence në numërim si "mahnitës dhe shumë modern". Në kuadrin e diplomacisë parlamentare, kryetarja Topalli e shfrytëzoi këtë konferencë të KiE-së për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë organizëm.
"96% e shqiptarëve e aspirojnë anëtarësimin në BE. Asnjë individ, asnjë pakicë, asnjë përpjekje antishqiptare nuk mund të bllokojnë këtë proces të kësaj ëndërre të madhe që është më afër se kurrë drejt përmbushjes", tha Topalli. Në takimet me homologët e saj evropianë, kryetarja e Kuvendit diskutoi gjithashtu për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Konferenca Evropiane e kryetarëve të parlamenteve të KiE-së e organizuar nga Parlamenti Evropian nën kujdesin e Presidentit të tij, Mevlut Cavusoglu zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Evropën institucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes.