Turismi, Kreu i qeverisë kërkon të merren masa për ruajtjen e qetësisë
05/08/2010 Kryeministri Berisha evidenton zhvillimin e turizmit në vend
1.4 milion kanë hynë në dy muaj e fundit
Në territorin e Shqipërisë gjatë muajit qershor dhe korrik kanë hyrë rreth 1.4 milion turistë. Kjo është shifra që ka ofruar dje në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se në një hark kohor 5-vjeçar numri i turistëve është dhjetëfishuar. Duke iu referuar të dhënave, ai bëri me dije se gjatë këtij viti rritja, e cila është tërësisht e bazuar te qytetarë që nuk janë shtetas shqiptarë, ka kapur masën prej rreth 25-26 për qind. Sipas opinionit të kreut të qeverisë, turizmi po shndërrohet gjithnjë e më shumë ndër degët më kryesore të ekonomisë shqiptare, kur vetëm në dy vjet turizmit u rrit me 60 për qind. Berisha ka vlerësuar si politikën më të drejtë vendimin për ta shndërruar në përparësi zhvillimin e zonave turistike, kur për infrastrukturën tërësore të saj qeveria ka investuar mbi 750 milionë euro, nga Shkodra në Ksamil. Shefi i ekzekutivit renditi si faktor kryesor të rritjes së numrit të turistëve ndërtimin e rrugës Durrës–Morinë. “Një rritje e tillë është tërësisht kontribut i Rrugës së Kombit. Në qoftë se në vitin 2004 në Shqipëri hynë gjithsej 300 mijë turistë, vitin e kaluar hynë rreth 3 milionë turistë. Edhe në vitin 2004 Kosova ishte aty, dëshira e tyre ishte po aq e madhe, po ashtu edhe e Maqedonisë apo e kombeve të tjera. Emigrantët tanë ishin sërish, por turistë vendi kishte gjithsej 300 mijë”, - theksoi ai. Por Berisha ka evidentuar edhe problemet që shoqërojnë sektorin e turizmit. Ai ka deklaruar se bizneset e argëtimit duhet të bëjnë kujdes me pragun e zhurmës së lejueshme, duke respektuar ligjin dhe oraret e përcaktuara në të. “Nuk mund të pranojmë që njerëzit të largohen nga pushimet për shkak të zhurmës”, - tha ai. Gjithashtu kreu i qeverisë ka kërkuar që inspektorët gjatë aktivitetit të tyre duhet të kenë aparatin dhe të faktojnë se sa është tejkaluar zhurma. Një problem tjetër që iu referua Berisha lidhet me motorët e ujit, duke nënvizuar se askujt nuk mund t’i kërcënohet jeta.
Rritja ekonomike
Ekonomia shqiptare duket se po kapërcen pasojat që përjetoi nga kriza globale. Shefi i ekzekutivit ka thënë dje se gjatë muajit korrik është shënuar rritje me 65% të eksporteve. “I keni parë lotët e krokodilit që u derdhën për fasonët. I ftoj ata që bëjnë hipokrizi të marrin statistikat dhe të shohin se në 7 muaj ka një rritje prej 29% dhe të mos harrojmë se në tërësi janë që të gjitha prodhime të imëta dhe minerale, por jo më shumë se 17% e eksporteve shqiptare”, - tha Berisha.