E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Dade: Solidaritet për hetimin

Transparenca e zgjedhjeve të 28 Qershorit ka mbështetjen e plote të ndërkombëtarëve, pasi sipas Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Arta Dade, sugjerimet e përsëritura të tyre kanë theksuar se vetëm hetimi, do të zgjidhte krizën politike në vend. Gjatë një interviste për Vizion Plus , znj. Dade, pohon se deklaratat e ndërkombëtarëve janë të qarta kur paralajmërojnë se kjo tejzgjatje e krizës, rrezikon standardet e vendit drejt Bashkimit Europian. Znj. Dade ndalet edhe tek procesi i liberalizimit të vizave. Duke iu referuar raportit të ekspertëve të Komisionit Europian për vlershmin e deritanishëm, Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, shpreh keqardhje që korrupsioni dhe krimi i organizuar janë vërejtje që përmenden në të gjitha raportet që i dërgohen qeverisë shqiptare. Sipas znj. Dade, Sali Berisha jo vetëm dështoi në luftën ndaj korrupsionit, por e instaloi atë dhe në qeveri me ministra të korruptuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›