E Shtunë, 31 Tetor 2026

ShBA, vret familjen dhe më pas edhe veten

Midletown -Pesë pjesëtarë të një familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vrarë, në një lloj krimi modern që godet shpesh vendin e demokracisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Midletown në shtetin Merilend 34 vjeçari, Christopher Vood, ka vrarë gruan dhe tre fëmijët e tij të moshës prej dy deri në pesë vjeçe, ndërsa më pas ka bërë vetëvrasje. Policia ka thënë se në shtëpinë e viktimave janë gjetur katër letra lamtumirëse, por nuk janë dhënë detaje rreth përmbajtjes së tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›