E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet komandanti ushtarak i ETA-së

Paris -Është arrestuar komandanti ushtar i ETA-së, bashkë me dy anëtarë tjerë të kësaj organizate terroriste baske, kanë bërë të ditur burime të qeverisë spanjolle. Hurdan Martitegi është arrestuar në juglindje të Francës pas një operacioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe asaj franceze. Në dhjetorin e kaluar në Francë është arrestuar një tjetër lider ushtarak i ETA-s. Në luftën e kësaj organizate për pavarësinë e Baskisë gjatë katër dekadave të kaluara, kanë humbur jetën mbi 800 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›