Invalidët e punës në Lezhë kërkojnë reformë për pensionet
Identifikimi i problematikave dhe gjetja e nje zgjidhjeje per to ka qene pjese e nje takimi qe shoqata e invalideve te punes ka organizuar ne Lezhe me strukturat e saj ne kete rreth.
Ne takimin e zhvilluar ne Lezhe qe eshte organizuar nga kreu i Shoqates se Invalideve te Punes per Lezhen, Dede Çelaj, ka marre pjese presidenti i kesaj shoqate, Abdulla Omuri, dhe perfaqsues te pushtetit vendor.
Ne takim eshte theksuar domosdoshmeria per njohjen e invalideve te punes me te drejtat dhe detyrat e tyre si dhe angazhimin e kesaj kategorie per te zgjidhur ceshtjet me te cilat perballen ata.
Presidenti i shoqates se invalideve te punes, Abdulla Omari, ka pohuar se po punohet per reformen e pensioneve, duke shprehur bindjen e tij se do te kete nje ndjeshmeri ndaj kesaj kategorie.
Nje problem tjeter qe ka hasur kjo shoqate dhe eshte prezantuar ne takim ka qene edhe transporti urban. Megjithese ligji parashikon qe invalidet te paguajne 50% te biletes se udhetimit, serish kjo nuk eshte vene ne eficense.