Qipro, regjistrohet viktima e parë nga A/H1N1
NIKOSIE- Qipro regjistroi sot viktimën e parë nga gripi i derrave A (H1N1), një foshnje pesëmuajshe, e cila vdiq për shkak të komplikacioneve neurologjike, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Sipas spitalit pediatrik ''Makarios'' në kryeqytet, foshnja vuante nga komplikacione të rënda neurologjike dhe ishte vendosur në aparatin respirator në reanimacion prej tre javësh.
"Ky ka qenë dhe shkaku që ky grip nuk është zhvilluar në mënyrë normale'', theksoi drejtori i spitalit, Andreas Hadjidemetriou. Shumica e rasteve të gripit përsa i përket një forme të vogël të virusit për shkak të dimrit të butë në këtë pjesë të mesdheut, sipas autoriteteve qipriote.
''Rreth 18 fëmijë bartës të virusit po marrin mjekimin e nevojshëm dhe jeta e tyre nuk është në rrezik'', theksoi drejtori.
''Ky rast tragjik tregon nevojën për grupet në rrezik për tu vaksinuar sa më shpejt të jetë e mundur'', komentoi ministri qipriot i Shëndetësisë, Christos Patsalides.
Qipro ndërmori më 23 nëntor një fushatë të madhe vaksinimi falas kundër gripit A (H1N1) për personat më të rrezikuar si gratë shtatëzëna, fëmijët që vuajnë nga astma, personat që vuajnë nga sëmundje kardiake dhe personeli shëndetësor.
(m.a/BalkanWeb)