E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Koha per te reflektuar per kufizimin e imunitetit

Lëvizja Socialiste për Integrim u deklarua sot pro idesë për zhvillimin e një referendumi popullor për heqjen e imunitetit. Përmes sekretaritë të përgjithshëm të saj, LSI e konsideroi seancën e djeshme një shans të humbur për vendin. 
“Konsensusi është ajo çfarë i duhet politikës dhe LSI ka kontribuar që një klimë e tillë të mund të mbizotërojë në zhvillimet politike. Seanca e 6 gushtit ishte një kohë e humbur për vendin, ndaj tashmë më shuam se kurrë është koha për të reflektuar për imunitetin, pasi ka ende mundësi për reflektim. LSI është pro idesë së referendumit”, deklaroi Rama, gjatë një konference për shtyp. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›