Berisha Rama zgjodhi te mbroje patologjine e korrupsionit
Heqja e imunitetit dhe qëndrimi definitivisht bllokues i Partisë Socialiste në seancën e djeshme ishte kryeçështja e fjalës së mbajtur nga Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë. Njëkohësisht, pjesë e kësaj ligjerate ishte dhe ndërtimi i hidrocentraleve në vend, si dhe ngjarjet më të fundit në Siri.
Partia Socialiste dhe lidershipi socialist dhe dje vijuan në traditën e tyre patologjike, atë të bllokimit, për këtë arsye do të jetë qytetari ai i cili do të thotë fjalën e tij për heqjen e imunitetit. Ky ishte qëndrimi i deklaruar nga Kryeministri Sali berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë, ku garantoi në zhvillimin konform ligjit të këtij referendumi.
“Zoti Rama dhe multimilardierët e tij nuk e votuan projektin e përgatitur në çdo germë me konsnesus të plotë dhe me propozimet e PS. Natyrisht nuk kishte ky lajmi që pritnin qytetarët. Rama mori përsipër një pergjegjësi të paimagjinueshme, të bllokojë statusin për të tretën herë duke i thënë Europës që nuk pranoj të heq imunitetin, por do ta mbaj këtë mur si mur korrupsioni i cili nuk lejon hetimin e lirshëm të imuntarëve të vendit. Ky vend ka marrë qindra milion euro nga taksapaguesit europianë dhe Europa do të dijë nëse këto para përdoren në shërbim të qytetarëve apo të zyrtarëve”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij.
Njëkohësisht, kreu i qeverisë garantoi se do të jetë pikërisht referendumi ai i cili do t’i japë të drejtë qytetarëve që të vendosin për heqjen e imunitetit.
“Nuk doja që kjo të bëhej çështje e debatit të ashpër politik. Mbrojtja patologjike që i bëri PS murit të imunitetit dhe për rrjedhojë të korrupsionit do të shkruhet me germa të zeza në historinë e parlamentit. Në këtë kushte nuk më mbeti gjë tjetër mes një hapi të një votimi të dëhstuar, pasi opozita ishte larg saj, apo një akti për të larë duart dhe shtytjes përpara të progresit, me mbeti referendumi. Pavarësisht vështirësive ai do të bëhet”, nënvizoi Berisha, lidhur me këtë çështje.
Madje, duke në vijim të kësaj linje, kreu i qeverisë sqaroi se asgjë s’mund të ndalojë që të dëgjohet zëri i qytetarit.
“Këshilli Legjislativ të laborojë platformën për hapat e mëtejshëm të këtij akti madhor në të cilin qytetarët do të shprehen. Rama haron se bllokimi i shembjes së murit të korrupsionit dhe të statusit të vendit kandidat nuk e bënë qytetarët shqiptarë e bënë kryekëput interesat të lidhura me trafiqet. Kupola rozë nuk flet asnjëherë për interesat e biznesit, sepse është i fokusuar në pasurimin e paligjshëm të një grupi njerëzish në parti”, deklaroi Berisha.