Qiqrat në hell të ndërkombëtarëve dhe votat në diell të shqiptarëve!!
Nga Besi BEKTESHI
Sa më tepër kalon koha dhe sa më tepër zbulohen votat, aq më shumë ndizen gjakrat dhe prishet procesi, apo më butë... kompromentohet ai. Pse?? Po sepse shqiptarët në politikë janë të kundërt me shqiptarët në kulturë dhe për kulturë, kam idenë për teatrin apo kinemanë apo edhe estradën. Janë të kundërt se në teatër luajnë dhe luajnë mirë pjesën, kurse në politikë asnjëherë... asnjëherë!! Dakord se në fakt të gjithë partitë, liderët dhe grupimet kanë premtuar standarde të cilat kanë parasysh certifikimin e zgjedhjeve nga ndërkombëtarët, por ky është teatri... kurse në realitet politika për shqiptarët, nuk është teatër. Pra rëndimi i fjalëve nga përfaqësuesi i NATO-s dhe kritikat e përfaqësueses së KE-së edhe për median ishin një standard më tepër për ne. Padyshim që të kërkosh standarde të ngarkuara me një super qytetërim një populli dhe vendi që ka dalë nga prapambetja më e madhe kulturore dhe politike në Europë, është si të pjekësh qiqrat në hell dhe kur është fjala për votat e shqiptarëve unë po i shtoj edhe votat në diell, të cilat mund të barazohen për sa i përket pjekjes, me pikërisht qiqrat në... hell. Ne nuk kemi arritur të dalim as nga militantizmi, dhe as nga injoranca në zbatim të ligjit. Nuk kemi dalë akoma as nga diktatura për të vlerësuar urdhrin partiak në thyerje të ligjit. Nuk kemi dalë nga mungesa e kulturës për të ndryshuar të vërtetën, e cila është në kutinë e votimit.
Kujtuam se ishin zonat rurale që përbënin problem...!!?? Nuk është e vërtetë...!! Janë zonat urbane ku vijnë më vonë kutitë, ku vlejnë presionet dhe ku mund të ndryshohet verdikti. Janë zonat urbane dhe fushore, ku jepen direktiva për ndryshime rezultati me anën e zhdukjes së votës së atij, që nuk ka mundësi të protestojë apo kontrollojë. Sepse kanë qenë vetë ndërkombëtarët që kanë aprovuar një thyerje kushtetute në favor të të mëdhenjve të cilët pastaj kanë larguar fizikisht edhe votat e të vegjëlve. Në anën tjetër po këtë veti të mëdhenjtë shfrytëzonin të vegjlit për të bërë dushqe e kështu me radhë, dhe ndërkombëtarët që pajtohen me ligjësitë rurale dhe shpesh herë bolshevike tonat.
Pse bolshevike..!? Sepse ato merrnin me sulm gjithçka dhe mjafton të ishin maxhorancë për të thyer në mes apo vrarë menshevikët. Sot nuk e bëjnë si dikur, por e bëjnë me transformim të ligjeve dhe votave. Na kishin mërzitur të vegjlit që merrnin koncepte të larta dhe vinin kot në parlament, por ama edhe anglosaksonizm i dy të mëdhenjve është një dobësim demokracie, sepse në fakt ka brenda arrogancën e lidershipeve që nuk ka kush ti kundërshtojë. Në momentet kur po hidhet në letër ky opinion, në fakt dihet vetëm se po shkon kokë më kokë procesi i numërimit, por ama dihet se nga zyrat e larta sa më tepër vjen kutia e fundit, aq më tepër dalin urdhrat e selive të partive për të pasur në dorë rezultatin. Kjo shkon deri te militantët partiakë që konsiderohen vëzhgues dhe komisionerë. Deputetë dhe kandidatë po të tillë që shkojnë në qendra votimi dhe numërimi dhe japin shfaqe. Policia që vihet në siklet prej tyre edhe pse janë thyerësit më të paskrupullt të ligjit. Kemi të fortë nga të dy anët për të bërë gati falangat e tilla, afër qendrave të numërimit... etj., etj. Kemi deklarata dhe kundër deklarata të lidershipeve për ndërhyrje dhe proces të dyshueshëm. Në fakt edhe pse më qetë kemi po të njëjtat simptoma me zgjedhjet e kaluara. Kurse të huajt me atë naivitetin vrastar deklarojnë për vërejtjet dhe porositë e tyre ti keni parasysh për herën tjetër... që do të thotë se këtë herë... ja futët përsëri kot...! Prandaj them ata (të huajt) qiqra në hell dhe ne votat në diell... tamam, sepse aty i nxijmë votat dhe ty ju japim ngjyrë ne...! Tani jemi në kohët moderne të aparaturave që vërtetojnë votën. Po kush po dyshonte se shqiptarët nuk hedhin votën...? Problemi është se ato votojnë dhe numërimin e bëjnë partitë të cilat i numërojnë si të duan. Sepse kemi partizanë edhe pse të sakrifikuar me orë të gjata në punë... gjithmonë për partitë dhe lidershipet. Natyrisht që kemi parimin që sa më tepër modernizohet sistemi policisë po ashtu modernizohet edhe hajduti.. apo jo?!!
Pra sa më tepër kamera dhe sa më tepër vula, aq më shumë edhe sofistikim i vjedhjes apo transformimin e votës. Të vegjlit thonë se ka skenar të të mëdhenjve për të prishur demokracinë dhe në se do të vërtetohej do të ishte shumë keq. Pra sa do që themi se do të arrijmë standarde dhe shkojmë një shkallë më lart, sepse duhet të pranojmë se është i tillë ky proces, na duhen akoma standarde të tjera, sepse... kemi shpikur të tjera mënyra vjedhje apo transformimi. Kështu që nuk mbaron kurrë shkallarja e ngjitjes në demokraci, por pa plotësuar asnjëherë standarde... asnjëherë. Gjithsesi me standarde dhe pa standarde, me sistemi dhe pa sisteme, në arrijmë të bëjmë zgjedhje dhe ato edhe pse shumë gjatë në vazhdim, një mbarim e kanë. Të shohim, dhe pastaj nuk është se do të ngjajë ndonjë gjë e madhe. Ose do të vazhdojmë politikisht aty ku kemi qenë, ose do të ndërrojmë model që të fillojmë standarde të tjera. Por në se janë demokratike apo jo... kjo do të shikohet.