Qiramarresit ankese ne Strasburg per aktin e lirimin te banesave Rozeta Rapushi
Qiramarresit, te detyruar tashme me ligj te lirojne banesat e pronareve te ligjshem, nuk dorezohen. Pas rrezimit te pretendimeve te tyre, per te shpallur antikushtetues aktin e qeverise qe i detyron te dalin nga shtepite e pronareve nga Gjykata Kushtetuese, tashme ata premtojne se do t'i drejtohen Gjykates se Strasburgut me shpresen per te shfuqizuar kete akt. Por nga ana tjeter, pronaret e ligjshem, shprehen me bindje se qiramaresit nuk kane asnje shprese ne kete rruge dhe se banesat duhet tu kthehen atyre sipas ligjit ne fuqi nga 1 nentori.
VENDIMI
Shoqata e Qiramarresve do te ankohet ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg kunder aktit te qeverise qe i detyron te gjithe qiramarresit te lirojne shtepite e pronareve te ligjshem. Kreu i kesaj shoqate, Myftar Kurti, tha dje se akti normativ i miratuar ne Kuvend "Per lirimin e banesave pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehe", eshte antikushtetues dhe se tashme kjo shoqate te drejten do ta kerkoje ne Strasburg. "Shoqata ka vendosur qe t'i drejtohet Gjykates se Strasburgut per te Drejtat e Njeriut. Anetaret e Gjykates Kushtuese me lenien ne fuqi te aktit normativ te qeverise, kane shkelur ligjet. Jane dy-tre akte identike me aktin normativ qe jane hedhur poshte po nga kjo gjykate, ndersa ai u la ne fuqi", - tha Kurti. Per sa i perket mundesise qe akti i qeverise u jep te gjithe qiramarresve qe duhet te lirojne banesat e pronareve per marrjen e kredive te buta, Kurti shprehet se nje gje e tille eshte e pamundur, pasi 90 per qind e te strehuarve ne keto banesa jane pensioniste, invalide apo te papune. Gjithashtu edhe afati i vendosur ne dispozicion sipas tij eshte teper i shkurter per plotesimin e dokumentacionit. "Mbi 90 per qind e ketyre familjeve qe jetojne ne banesat e pronareve te sotshem jane pensioniste qe kane te ardhura minimale. Mbi 50 per qind jane te papune, 5 per qind jane invalide. Ka edhe nje problem tjeter, qe edhe ne qofte se qytetaret do te deshirojne tani, qe te shkojme te aplikojne ne banka, nuk ka kohe sepse ka burokracira", - vijoi Kurti. Sipas tij, edhe mundesia e strehimit ne banesat sociale te ndertuara nga bashkite, per kete kategori eshte e pamundur, pasi ne baze pikezimi, ata renditen te fundit, ne listen e Keshilli Bashkiak.
REAGIMI
Per Shoqaten e pronareve te ligjshem, "Pronesi me Drejtesi", qiramarresit nuk kane asnje shprese te fitojne edhe nese ankohen ne Strasburg. Perfaqesuesi i kesaj shoqate, Agim Toro, tha dje per gazeten "Koha Jone" se me aktin normativ per lirimin e banesave te pronareve, u vu nje e drejte ne vend dhe se perpjekjet e qiramarresve per te tentuar anulimin e tij ne Gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg jane te kota. "Eshte e kote animimi i ceshtjes ne Strasburg. Nuk mund te fitojne nje ceshtje te tille. Qiramarresit ne baze te aktit te qeverise, kane tre mundesi zgjidhjeje per tu strehuar, duke marre kredi, perfituar nga banesat sociale apo ndihmuar ne forma te tjera nese jane te moshuar", - u shpreh Toro. Tashme sipas Toros, eshte faza qe te gjithe pronaret ne rast se nuk u jane liruar shtepite kane te drejte qe te bejne kerkese prane Entit Rregullator te Banesave. Ai theksoi se qeveria me aktin normativ ka dhene zgjidhje per qiramarresit, qe i privilegjojne ata nga te pastrehet e tjere. Sipas aktit normativ te hyre ne fuqi urdherohet lirimi i banesave te pronareve, te cilat perdoren qe prej 20 vitesh nga qiramarresit. Lirimi duhet te behej brenda 1 nentorit.
Procedurat qe duhet te ndiqen kur qiramarresit nuk lirojne shtepite
Ministria e Transporteve beri publike pak dite me pare te gjitha rruget qe duhet te ndjekin ata pronare, banesat e te cileve nuk lirohen nga qiraxhinjte sipas aktit te qeverise "Per lirimin e pronave pronareve te ligjshem" brenda 1 nentorit. Ne kete kuader, pronaret duhet te plotesojne fillimisht kerkesen qe nuk i eshte liruar prona nga qiraxhinjte. Kerkese e cila duhet t'i dergohet Entit Kombetar te Banesave sebashku me dokumentacionin perkates. Kjo kerkese, se bashku me dokumentacionin, me pas duhet t'i dergohet Entin Kombetar te Banesave (EKB) respektive me poste rekomande sipas ndarjeve te bera ne qarqe te ndryshme te vendit. Keshtu, Ministria e Transporteve informon mbi menyren se si do te kryhet aplikimi dhe ku do te behet perkatesisht per qytete te ndryshme. "Per pasurite e paluajtshme, prone private te zena edhe pas dates 1 nentor 2012, me adrese ne Bashkite Durres, Shijak, Kavaje, kerkesat duhet te depozitohet nga pronari/bashkepronari drejtuar Drejtorine Rajonale Durres te EKB-se", - thuhet ne njoftimin e Ministrise se Transporteve. E keshtu procedura vijon me radhe ne cdo qytet dhe qark te vendit per tu dorezuar ne EKB-te perkatese.
Pronaret, dokumentet qe duhet te dorezojne per te marre banesat
Ministria e Transporteve fton te gjithe pronaret e pasurive te paluajtshme pronat e te cilave jane ende te zena dhe pas dates 1 nentor 2012, te aplikojne per lirimin e tyre. Po keshtu, ky institucion fton pronaret qe kerkesa te depozitohet edhe ne drejtorine respektive nepermjet Postes Shqiptare nepermjet sherbimit postar rekomande me lajmerim marrje. "Kjo forme dorezimi perdoret per te deshmuar afatet kur fillon detyrimi i Entit Kombetar te Banesave per leshimin e njoftimit/konfirmimit dhe dergimin e aktit ne gjykate", - ben te ditur ministria. Nga ana tjeter, pronaret e banesave te zena duhet te kene bashkengjitur me kerkesen e tyre edhe disa dokumente te domosdoshme. Nder to, jane njesia me origjinalin e vertetimit te prones dhe karteles e vertetuar nga noteri publik, fotokopja e kartes se identitetit te kerkuesit ID e (pa noterizuar), por e firmosur prej tij, si dhe prokura kur aplikohet me prokure.