Qok-haberi
Një nga këto mëngjese, pikërisht në lajmet e orët 8, mësoj nga radiot dhe televizionet tona se mëmëdheun do na e vizitokërka zv/kryeministri i Bullgarisë, që është njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm! E peshova njëherë nëse kjo vizitë do të ma ndryshonte mua, nëmos jetën, të paktën humorin e ditës? Më doli që, jo vetëm mua që nuk më kërciste fare në erdhi a s‘erdhi ky zotëria i nderuar, por as lagjes, as qytetit e as vendit tim në përgjithësi. Atëherë ç‘ne që na vjedh kohën një lajm i tillë?
I akuzuar për izolim nga bota, shteti komunist shqiptar peshkonte çdo marksist të huaj delegat në kongreset e PPSH-së për t‘i nxjerrë në televizion, me qëllim që ata të ngrinin në qiell fitoret e socializmit te ne dhe rolin tonë si fanar ndriçues në botën e kalbëzuar të kapitalizmit. Kur po i dilte boja kësaj loje, provuan të intervistojnë turistët që kalonin ca ditë te ne dhe që, teksa prisnin avionin, nuk e kursenin ndonjë fjalë të mirë për vendin tonë të mrekullueshëm, mikpritjen etj. etj. Nga mesi i viteve ‘80 e këtej u dendësuan edhe lajmet për delegacione që shkonin e vinin, telegrame urimi e ngushëllimi që shkëmbenim me botën, për t‘i mbushur mendjen më shumë vetes sesa miletit se nuk qemë vend i izoluar.
Pas ‘90-ës thamë se shpëtuam, por s‘qe e thënë. Takimet, vizitat e pritjet na u shtuan. Mania për të treguar begenisjen e botës ndaj nesh u zëvendësua me maninë për të treguar se qeveria jonë ka një mbështetje të madhe nga Perëndimi. Kjo ndjenjë inferioriteti i jep shtetit tonë pamjen e një kolonie, një vendi vasal, që lumturohet kur sovrani flet një fjalë të mirë. Nuk mbahen mend edicionet e lajmeve kur vizita delegacionesh kanë zënë edhe një gjysmë ore të mirë, duke filluar që nga ceremonia e mbërritjes në Rinas, kurora në varrezat e dëshmorëve e që përfundon me darkën zyrtare apo ndonjë vizitë në muze. Thjesht për të ilustruar këtë mendësi vasalësh le të kujtojmë se në mediat tona përditë denoncohet korrupsioni, por duhet ndonjë sondazh a raport i organizatave e shoqatave të huaja që politika të kurdiset. Të marrim Gërdecin.
Për një javë, gazetat, radiot e televizionet mblodhën gjithë copat e historisë shumë të dyshimtë të fabrikës së çmontimit të municioneve. Sollën fakte e dëshmi pafund për këtë skandal, por me përçmimin më të madh gazetarët u damkosën prej Kryeministrit si vegla të mafies. U desh të përmendet në "Nju Jork Tajms" një amerikan që kishte lidhje me tregtinë e armëve me Shqipërinë, që Kuvendi t‘i kushtojë një seancë të gjatë e të zjarrtë. Qyfyrja tjetër në këto kronika delegacionesh është edhe shqetësimi për të pasur sa më shumë kamera e gazetarë në takimet me të huajit. Kallaballëku i gazetarëve tregon se sa rëndësi i ka dhënë i zoti i shtëpisë vizitës dhe se sa i rëndësishëm është ky zyrtar shqiptar që i mblidhet shtypi me një vërshëllimë. Si përfundim, në mbrëmje shikuesi është i detyruar të gëlltisë të njëjtën turli bajate lajmesh me fjalitë e përjetshme: "Të dyja palët shprehën vlerësimin për arritjet e deritanishme dhe shprehën gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral e multilateral në fusha me interes reciprok për të dyja palët, për rajonin e më gjerë".
E reja e përcjelljes së vizitave të delegacioneve kohët e fundit ka qenë formula: "Morëm mbështetjen e akësh vendi për futjen tonë në NATO dhe BE". Për ta dëgjuar këtë një natë po - një natë jo, na duhet që një shpurë e madhe burrash e grash të shkojnë e të vijnë nëpër botë. Lajm në këtë rast do të qe sikur diku në Evropë të na bënin me dije se "na vjen keq por, nuk e keni mbështetjen tonë". Jo për gjë, por pas vlerësimeve të mëdha për hapat, arritjet, sukseset tona, gjithnjë në fund na shtojnë edhe një porosi të vooockël: " Bëni detyrat e shtëpisë!", që do të thotë se "i zoti e nxjerr gomarin nga balta". Po të shohësh me këtë mendje, kanalet shtetërore dhe private italiane të del se ky na qenka vendi më i izoluar i botës. Rrallë e tek, mbase një herë në vit, të qëllon të shohësh nja 30 sekonda lajm për ndonjë President që ka vënë këmbë te fqinjët tanë. A thua nuk shkel njeri në Itali? Natyrisht që janë me qindra ata që hyjnë e dalin, takohen e bisedojnë ministri më ministri, zyrë më zyrë. Po ky nuk është lajm, se të gjitha këto janë pjesë e punës dhe nuk ka pse i shiten publikut si tregues të suksesit të një dikasteri, aq më pak të një shteti.
Nga ana tjetër, përvoja na ka mësuar se kanë qenë shumë të rralla rastet kur ardhja e një personaliteti të huaj, nënshkrimi i një marrëveshjeje, traktati a memorandumi të ketë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e shqiptarëve. Ekonomia, kultura, argëtimi, strehimi, pasuria e varfëria, të gjitha kanë qenë fryt vetëm i iniciativës së lirë, ekonomisë së tregut, kërkesës dhe ofertës. Edhe ato kreditë e grantet që dëgjojmë herë pas here, udhët, termocentralet, shkollat e spitalet, apo edhe ushtarët tanë që mbrojnë paqen dhe lirinë nëpër botë, paguhen pikërisht nga taksat që dalin vetëm e vetëm nga veprimtaria ekonomike e shqiptarit të thjeshtë, këtu apo në emigracion.
Kur dolën mediat private, shpresuam se këto lajme-qoka do tereshin shpejt nga ekranet, por siç duket, jo vetëm kjo kulturë na ka hyrë deri në palcë, por lë të kuptohen nja dy probleme të tjera të vogla: se as politika e as media nuk kanë dalë ende nga puberteti i tranzicionit, se mediat pësojnë presion të hapur apo të fshehtë prej qeverisë. Pazari i heshtur është i tillë që në këmbim të qok-habereve një redaksi të ketë mundësi të marrë lajme si të tjerët, të ketë hera-herës ekskluzivitete, miqësi të titullarëve apo edhe privilegje të tipit udhëtim me delegacionin jashtë shtetit. Ka të ngjarë që ditën kur të na zhduken prej ekraneve pritjet, koktejlet, shtrëngimet e duarve dhe zyrat hijerënda të shtetit, të fillojmë të besojmë se era e një politike inferiore e servile ka nisur të perëndojë.