Zgjidhet kriza, regjistrohet statuti i FSHF-së
Konflikti mes FSHF-së dhe MTKRS-së duket se është mbyllur përfundimisht, pasi statuti i shumëpërfolur është regjistruar dje në gjykatë. Lajmi është dhënë nga zyrtarët e FSHF-së, të cilët kanë konfirmuar se me këtë hap të rëndësishëm, Shqipëria shumë shpejt nuk do të jetë më e pezulluar nga FIFA dhe UEFA, duke marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare. Zherom Shampanje, delegati i presidentit të FIFA-s, është personi që do të hartojë sot raportin që më pas do t‘i paraqitet Komitetit të Emergjencave të institucionit që drejton futbollin botëror. Do të jetë ky komitet ai që do të vendosë brenda ditëve të ardhshme për heqjen e pezullimit të Shqipërisë.
Statuti i firmosur nga ministri Ylli Pango gjendej prej disa ditësh në zyrat e FSHF-së, por mungonte regjistrimi i tij në gjykatë për të plotësuar udhëzimin kryesor të FIFA-s dhe UEFA-s. Falë interesimit të FSHF-së dhe palës shtetërore, përfshirë këtu edhe Presidentin Bamir Topi, gjykata ka marrë dje në shqyrtim dosjen, duke dekretuar regjistrimin e statutit të ri. "Mund të konfirmojmë tashmë se statuti i FSHF-së është i regjistruar në gjykatë sipas udhëzimit të FIFA-s. Dosja e plotë e zhvillimeve të fundit në raportin FSHF-MTKRS është marrë në shqyrtim nga inspektori i Komitetit të Emergjencave në FIFA, z. Zherom Shampanje, i cili do të raportojë ndryshimet dhe kërkesën për heqjen e pezullimit të Shqipërisë pas plotësimit të kushteve të vëna nga ndërkombëtarët. Pas këtij raportimi, besojmë se brenda pak ditësh do të hiqet edhe pezullimi i Shqipërisë dhe futbolli shqiptar mund të përfaqësohet përsëri në arenën ndërkombëtare", deklaroi dje përgjegjësi i zyrës për shtyp në FSHF, Tritan Kokona.
Komiteti i Emergjencave të FIFA-s përbëhet nga presidenti i saj, Josef Blater, dhe 6 presidentët e konfederatave që aderojnë në FIFA (UEFA, CAF, CONCACAF, OFC, AFC dhe CONMEBOL). Për rastet si ai i Shqipërisë, ky komitet mblidhet dhe merr një vendim të menjëhershëm, duke dekretuar pas shqyrtimit të raportimit, nëse ndryshohet apo mbetet në fuqi vendimi ekzistues. Komiteti nuk ka një datë të saktë për mbledhjet e tij, por mund të marrë "vendime qarkulluese" pa pasur nevojë për një mbledhje të përbashkët. Shtatë anëtarëve të tij do t‘u dorëzohet raporti i z. Shampanje dhe pas koordinimit të përbashkët të drejtuesve të konfederatave, pritet të merret vendimi i përbashkët për heqjen e pezullimit të Shqipërisë. Pas ndryshimit të masës ndëshkimore ndaj Shqipërisë, do të hiqen të gjitha "embargot" ndërkombëtare, duke lejuar kombëtaren shqiptare të futbollit të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga FIFA dhe UEFA, si dhe të zhvillojë takime miqësore. Në të njëjtën kohë, edhe klubet shqiptare do të mund të zhvillojnë ndeshjet e vlefshme për Kupat e Evropës, duke zgjidhur përfundimisht krizën që kishte mbërthyer futbollin shqiptar.