E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori libian: Izraelitët si nazistët

Ambasadorët perëndimorë në Kombet e Bashkuara braktisën një takim të Këshillit të Sigurimit pasi ambasadori libian, krahasoi vuajtjet e palestinezëve në Rripin e Gazës me ato të hebrenjve gjatë holokaustit nazist. Ambasadori sirian, Bashar al Xhafari, dënoi braktisjen e punimeve, duke thënë se ata që ankohen pa pushim se kanë qenë viktima të gjenocidit, po përsërisin të njëjtin lloj gjenocidi kundër palestinezëve. Incidenti ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohej bllokada izraelite mbi Gazën, që detyroi edhe Kombet e Bashkuara të ndërprisnin ndihmat. Politika e ndërprerjes së furnizimeve me karburant, e ndjekur nga Izraeli, ka si qëllim të bëjë presion mbi militantët e "Hamas"-it, që ata të ndalin sulmet me raketa mbi izraelitët.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›