E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qoshku Amerikan ne Rajon

Nisi dje ne Bibliteken Kombetare ne Tirane Konferenca Rajonale e American Corner-ve. Pershendetja u be nga Aurel Plasari drejtor i BK Deborah A. Johnes zv/ambasadore e ShBA-se dhe ministri i Kultures Ferdinand Xhaferraj. Ambasadorja Johnes e ngarkuar ne detyre tha se Ambasada Amerikane ne Tirane u kushton rendesi kendeve amerikane si vende qe mbledhin dhe informojne per ceshtje te ndryshme te shoqerise dhe kultures amerikane kryesisht te rinjte. Shkas per konference e Tiranes qe ka per qellim shkembimin e ideve dhe pervojave u be rezultati i Qoshkut Amerikan ne disa qytete te Shqiperise si Vlore dhe Kukes. Johnes prezantoi me pas specialistet te ardhur nga Uashingtoni si lektore ne kete konference.
Ndersa ministri Xhaferraj i beri dhe nje kerkese perfaqesueses se ambasades amerikane ne Tirane qe te behet e mundur ardhja e Z. J. Billington drejtor i Bibliotekes se Kongresit ne Uashington ne konferencen Bibliotekat ne shekullin XXI qe Biblioteka jone Kombetare do te organizoje muajt e ardhshem.
Konferenca zhvillon punimet deri me 30 shtator. Ajo ndalet ne punen e ketyre qendrave te burimit te informacionit qe lidhin fushen e kultures se shkruar ndermjet SHBA dhe Shqiperise.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›