E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festival femeror po cilesor

Gjashte emra shpallen fitues te Fondi Publik per te Rinjte. Te gjitha jane konkurrente femra qe vijne me pak ose aspak kontribute ne regjine e teatrit



Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve shpalli dje gjashte fituese te projektit teatror Fondi Publik per te rinjte 2010. Nga 13 projekte juria me anetare Rajmonda Bulkun Erion Kamen Herida Duron zgjodhi fitues projektet Perse nuk rri per mengjes te autoreve Ray Cooney dhe Gene Stone me regji te Rozina Kostanit Nusja dhe vjehrra autor Carlo Goldoni regjia Alma Hoti Le te bejme seks autor Valentin Krasnogorov regjia Elma Dorezi Per mua ate dhe te tretin me autor Aqif Mulliqin regjia Sonila Kapidani Muzika e dyte e Marguerite Duras regjia Najada Elmazi Andi dhe Norman e Neil Simon me regji te Andia Xhunges.
Ne fund nje cmim special prej 200.000 lekesh per monodramen Pikellim te Klodiana Kadillarit. Pergjegjesja e sektorit te Promovimit te Artit ne Ministrine e Kultures Herida Duro thote se vepra e Klodiana Kadillarit eshte vleresuar per menyren sesi e ka trajtuar figuren e Nene Terezes nga femijeria dhe pergjate misionit te saj gjate te bamiresise.

A duhet nje juri qe vlereson projekte teatrale te jape cmime me motivacion sikur te ishte komision i vleresimit te figurave
shte bindes ky motiv per te kuptuar perse vepra e Kadillarit duhej vleresuar mbi ate te Armela Demajt pasi te dyja vajzat kane konkurruar me projekte per Nene Terezen Nga ana tjeter Kadillari eshte me fat qe i thuhen dy fjale per projektin sepse per gjashte projektet fituese juria ka nje dhene vleresime te pergjithshme dhe siperfaqesore Veprat jane vleresuar per zberthimin qe i kane bere platformes regjisoriale zberthimin teknik te secilit detaj te anes regjisoriale por edhe te personazheve skenografise kostumografise.
Jane vleresime te atyre lloj jurish ku anetaret nuk jane njerez te fushes perkatese te kete rast te teatrit.

Herida Duro e cila qysh me 28 qershor eshte marre me te gjitha procedurat e konkursit ne fund prezantohet si anetare e jurise. Aq me teper kur formimi i saj i takon artit muzikor. Aktorja Rajmonda Bulku deri me tani ka pak pervoje si aktore e skenes se teatrit. Kame ka qene dikur konkurrent dhe fitues nga Fondi Publik per te Rinjte.
Edhe pse behet fjale per nje projekt qe i jep nje dore regjisoreve te rinj emrat e fituesve te ketij edicioni duket se e permbysin kete rregull.

Aktorja Rozina Kostani qe prej 10 vitesh eshte mesimdhenese ne Akademine e Arteve e lendes se Mjeshterise se Aktorit para tre muajsh pati pervojen e saj te pare te plote si regjisore ne Teatrin e Metropolit me komedine Me e vertete se e verteta te Martial Courcier. A duhet te ishte konkurrente Kostani perkrah ish studenteve te saj te cileve nuk u eshte dhene mundesia ta prekin skenen ndonjehere Apo Sonila Kapidani qe pervec pervojes si pedagoge e fjales artistike ne Fakultetin e Artit Skenik ka marre pjese edhe dy here te tjera ne Festivalin e Regjisoreve te Rinj me dramen Muzika 2 te Marguerite Duras ne vitin 2005 dhe vitin e kaluar me vepren e Kin Dushit Banoret e shkalles pese. Kapidani ka punuar si regjisore edhe per veprat Kujtime nga ajupi nje pershtatje e dy veprave te Pas Vdekjes dhe 14 vjec dhender Kembanat e muzgut me autor Teodor Lacon A durohet keshtu pa burre komedi nga Kristo Floqi etj.

E ka kaluar proven edhe projekti i Alma Hotit e cila u shpall fituese e edicionit te kater te festivalit me 2009. Pas kesaj Hoti realizoi me studentet e Akademise shfaqjen Jerma te Frederico Garcia Lorca-s nje realizim i dobet qe nuk mund te krahasohej me projektin e financuar nga Ministria e Kultures vitin e kaluar shfaqja Shtepia e Bernarda Albes.
Andia Xhunga ka pasur me festivalin e te rinjve nje eksperience ne vitin 2007 me vepren Bebet e Kazanoves ndersa Najada Elmazi vitin e kaluar u prezantua me dramen Morsa te Luigi Pirandello-s.
E vetmja konkurrente qe merr pjese per here te pare ne kete aktivitet eshte Elma Dorezi. Ajo ka pasur mundesi te realizoje disa shfaqje ne Teatrin Kombetar dhe Teatrin Aleksander Moisiu te Durresit. Se fundi Dorezi realizoi shfaqjen Pinoku me femije me aftesi te kufizuara.
Te gjithe konkurruesit perfitojne nga 5.500.000 mbeshtetja eshte e njejte per te gjithe fituesit edhe pse ne vijen e startit te gares disa kane me teper perparesi. Pergjegjesia e Ministrise Herida Duro thote se me te miret perfitojne me shume mundesi. Dashur pa dashur jane keta me te miret perderisa arrijne dhe gjejne produksione private apo mbeshtetje nga shteti per te vene ne skene produksione shprehet Duro qe sic duket nuk e ka fjalen per cilesine artistike por per aftesine per te thithur fonde kur perdor fjalet me te miret produksion privat per projekte qe akoma nuk kane hyre ne fazen e prodhimit.

Qyshse eshte hapur fondi per te rinjte eshte shpallur si mision i tij mbeshtetja per ata te rinj qe duan te afirmohen dhe jo ata qe arrijne ti gjejne vete financat.
Duket se strategjia e ketij projekti po transformohet rruges dhe po i shmanget misionit te vertete.
Po vihet re qe ne kete konkurs nuk respektohen as afatet. Shtyhen datat e pranimit te aplikimeve ndryshohen datat e festivalit ndryshohen anetaret e jurise. Megjithate si shume aktivitete te tjera teatrore qe lindin por nuk krijojne dot nje identitet te tyren festivali do te ndryshoje imazh sa here qe te nderrohet komisionet.
Edicioni i ketij viti pritet te mbahet ne fund te muajit nentor.



Festival pa strategji
Qysh prej krijimit me 2005 Festivalit Teatror te te Rinjve i eshte nderruar shpesh emri misioni objektivat menyra e organizimit. Fillimisht u mendua si Festivali i Regjisoreve te Rinj me tej Festivali i Teatrit te te Rinjve. Ndryshuan cmimet nga viti ne vit nje here cmime qe vleresonin regjine skenografine aktorin/aktoren me te mire spektaklin me te mire. Duke iu referuar vitit te kaluar cmimet jane me teper per individet. Nga viti ne vit eshte reduktuar fondi. Nga njera ane nuk ka nje menyre organizimi standard nje strategji te qarte ku duhet te arrihet dhe nga ana tjeter ata te rinj qe kane fituar ne vite nuk ndjekin nje konsekuence ne krijimtarine e tyre. Perpjekjet lindin dhe vdesin individuale nuk jane rezultat i deshires per te ndjekur nje kerkim ne teater e per rrjedhoje dhe nje komunikim te vazhdueshem me publikun. Festivali eshte nje aktivitet i shkeputur nga skena e Teatrit Kombetar dhe nga skenat e tjera te hapesires teatrore. Shfaqjet behen aty ndahen cmimet dhe fituesit shpesh humbasin pa lene gjurme.



Lule te kuqe lule te zeza 7 vjet nga premiera
Sot ora 19.00 ne kinemane e Arkivit Qendror Shteteror shfaqet filmi Lule te kuqe lule te zeza 2003 i regjisorit Mevlan Shanajt skenar te Natasha Lakos.
Liljana nje grua e lire dhe e pavarur braktiset nga i shoqi. I njejti fat prin edhe te bijen e sapomartuar Anen. Shanaj ka bere nje film per dramat njerezore dhe vetmine. Me aktoret Yllka Mujo Elia Zaharia Mevlan Shanaj Enver Petrovci Bujar Lako Kastriot aushi Petrit Malaj Gentian Demaliaj Vasjan Lami Kled Kapexhiu Ingvar Hakanson etj. Muzika eshte shkruar nga Kujtim Laro.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›