E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin flet për zgjedhjet

Kanalet kryesore televizive të Rusisë do të transmetojnë pjesë të një interviste me kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin, në të cilën ky i fundit mohon që ta ketë të garantuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit.

Në intervistën, e cila do të plasohet në tërësi gjatë ditës, Putin thotë se “ka gjithmonë një zgjidhje për qytetarët e rëndomtë”.

Kreu i ekzekutivit rus ka folur gjithashtu për zgjedhjet parlamentare në dhjetor, duke thënë se është e nevojshme që partia Rusia e Bashkuar të mbetet partia dominuese pas zgjedhjeve.

Duke theksuar se “gjëja më e rëndësishme është besimi i njerëzve”, Putin tha se “Rusia e Bashkuar duhet të mbetet forca udhëheqëse politike në vend pas zgjedhjeve për Dumën Shtetërore".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›