E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Serbia të reflektojë në frymën evropiane

Pas dështimit të arritjes së marrëveshjes, Delegacioni i Kosovës është nisur për në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj përmes profilit të tij në rrjetin social ‘Twitter’.

Ai ka shkruar se Kosova ka pranuar marrëveshjen e propozuar dhe tashmë pritet nga Serbia të reflektojë në frymë evropiane dhe të pranojë marrëveshjen.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë, është në interes të të dyja vendeve dhe të ardhmes tonë evropiane”, ka shkruar Hoxhaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›