E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-drejtori i Shërbimit Sekret

Një ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në Maqedoni është arrestuar sot në mëngjes në një aksion të policisë në Shkup.

Nga informacionet e para të konfirmuara edhe nga MPB bëhet e ditur se i arrestuari është ish-drejtori i shërbimit sekret DSK, Sllobodan Bogoevski.

Siç mësohet, aksioni po vazhdon edhe më tej, ndërsa në rrjetin e të arrestuarëve janë të prangosur edhe dy avokat si dhe qytetarë të tjerë. MPB ka informuar se aksioni ka ndodhur mbrëmë vonë dhe se nuk dihet se arrestimet po vijojnë vetëm në territorin e Shkupit.

Ndërkohë, jozyrtarisht mësohet se personat e ndaluar janë të përfshirë në malverzime financiare me shtetas të huaj nga Sllovenia. MPB ka theksuar pak orë më vonë do të informojë për ngjarjen./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›